• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Pranvera do t’ju hapë dyert e fatit, parashikimi i Paolo Fox për këtë javë

by A R
22/03/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI: Kjo do të jetë një javë premtuese në aspektin profesional. Me siguri që do t’ju krijohen kushtet e duhura dhe do ta keni rrugën të hapur për të nisur një projekt të ri. Në sferën romantike gjërat mbase nuk do t’ju shkojnë ashtu siç shpresoni, por falë aftësisë suaj bindëse do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin.

DEMI: Do ta nisni javën me forca të reja dhe do të mundeni më në fund t’u jepni zgjidhje disa çështjeve të mbetura pezull gjatë muajve të kaluar. Në dashuri do të përjetoni ndjenja të forta, por më së shumti do të përqendroheni në aspektin fizik të lidhjes, me një dëshirë të theksuar për erotizëm… Kur bëhet fjalë për çështjet e punës, yjet ju këshillojnë të tregoheni më të vëmendshëm ndaj kolegëve.

BINJAKËT: Me siguri që do të përjetoni ndjenja të forta për dikë, por në aspektin fizik lidhja mund të rezultojë zhgënjyese. Ndërsa në aspektin profesional ka ardhur koha që të bëni një hap pas. Yjet ju këshillojnë që të sheshoni mosmarrëveshjet që keni pasur me kolegët dhe punëdhënësit dhe të rishikoni pretendimet që keni pasur në adresë të tyre.

GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë paksa e zhurmshme. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerit, por gjithsesi nuk do të mungojnë momentet e pasionit. Në aspektin profesional duhet të tregoheni më racionalë në marrëdhënie me të tjerët. Mos i besoni verbërisht instinktit tuaj.

LUANI: Do të mundeni më në fund që të merrni veten pas një gjendjeje apatie që ju ka kapluar. Dashuria do të jetë më shumë romantike se fizike. Në këtë aspekt do t’ju duhet të përpiqeni më shumë. Kur vjen fjala te puna, yjet ju këshillojnë se ka ardhur koha që të paraqisni një projekt tuajin, për të cilin keni kohë që punoni. Mundësitë për sukses janë të shumta.

VIRGJËRESHA: Lidhja me partnerin do të shkojë shumë mirë, sidomos kur në mes janë ndjenjat. Në aspektin fizik keni ende rrugë për të bërë, për të pasur një intimitet sa më të mirë. Në sferën profesionale është e këshillueshme që të jeni sa më shumë racionalë, në mënyrë që të zgjidhni çdo konflikt dhe të mos dukeni të bezdisshëm në sytë e të tjerëve.

PESHORJA: Pritet që kjo të jetë një javë interesante, edhe pse do të keni ndonjë pengesë të vogël për të kaluar. Lidhja juaj vazhdon të mbetet romantike, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë, ndërsa beqarët e kanë të hapur dritën jeshile për të flirtuar. Në aspektin profesional do të keni një bashkëpunim më të madh me kolegët, për një punë më të mirë në skuadër.

AKREPI: Kjo do të jetë një javë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri gjërat do t’ju ecin mbarë, por le të themi se ende ju mungon erosi që e karakterizon më së shumti shenjën tuaj. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni zënkat në punë. Përqendrohuni më shumë në projektet konstruktive.

SHIGJETARI: Kjo do të jetë një javë me fat dhe plot të reja. Lidhja juaj e dashurisë do të shkojë më së miri, por duket se i mungon elementi surprizë. Në punë yjet ju garantojnë sukses dhe para. Kjo është periudha më e favorshme për të nisur një projekt të ri, për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për t’u vendosur në një pozicion të ri.

BRICJAPI: Mundohuni që të gjitha energjitë t’i kanalizoni në rrugën e duhur. Dashuria nuk është në kulmin e saj, edhe pse ndjenjat nuk mungojnë. Yjet megjithatë shpërblejnë beqarët me takime të reja, të zjarrta. Në punë është e këshillueshme që të tregoheni sa më racionalë, që t’i përballoni sa më lehtë problemet, pavarësisht pozicionit që keni.

UJORI: Kjo do të jetë një javë me fat. Në aspektin sentimental duhet të tregoheni sa më të duruar, sidomos për faktin që një lidhje mund të mos jetë aq romantike sa shpresonit. Më interesante paraqitet situata në punë, sepse do t’ju jepet mundësia të krijoni aleanca të reja me kolegët dhe eprorët, duke ju shtuar shanset për sukses.

PESHQIT: Do të ndiheni gjatë kësaj jave më energjikë se kurrë. Lidhja e dashurisë do t’ju ecë më së miri, sidomos në aspektin fizik, ku do të mbizotërojë pasioni. Në sferën profesionale është e këshillueshme që të tregoheni më të vëmendshëm me kolegët dhe të shmangni debatet e papritura dhe aspak frytdhënëse.

Next Post
Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik

Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

June 21, 2026
Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

June 21, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë shkakton zjarre dhe mbyll centralin bërthamor

Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me valë të të nxehtit ekstrem

June 21, 2026
Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

June 21, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

“Lëreni Albinin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, Rama-protestuesve: Shqiptarët nga Kosova & RMV s’janë diasporë

June 21, 2026
“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

June 21, 2026
Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

June 21, 2026
“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

June 21, 2026
Beteja për minoritetin në Himarë, Bido: Për 300 veta luhet loja. Beleri ndërhynte për shtetësinë greke

Pse po e denigrojnë studiuesin Ardit Bido?

June 21, 2026
101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In