• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi historik i “Doktorit”

by A R
24/10/2023 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klevis Hoxhaj

Dosja hetimore më e bujshme e Strukturave të Posaçme, nën “bekimin” e autoriteteve amerikane, qëmtoi politikisht një nga figurat më të rëndësishme të tre dekadave të fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për hetimin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku janë përfshirë ish-kryeministri (hetimi merr shkas nga kjo periudhë – ed.) dhe ish-presidenti Sali Berisha si dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Për të parën herë, ish-kryedemokrati është thirrur si i pandehur në bankën e drejtësisë, si person nën hetim për korrupsion pasiv.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka caktuar ndaj tij prej të premtes masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në një deklaratë për mediat, ai zbuloi se rruga e ballafaqimit me drejtësinë do të kalojë pikë së pari nga Kuvendi, “siç thotë Kushtetuta”.

“Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues… unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë!”, theksoi ish-kryeministri për transmetuesin “Syri TV”.

Edhe pse credo-ja e tij politike “çdo gjë që tenton të më vrasë, më bën më të fortë” vijon të përdoret si retorikë nëpër konferenca mediatike, kësaj radhe nuk ka vetëm tym në selinë blu.

Shkëndijat erdhën në një kohë kur opozita kryesore po planifikonte një grevë urie në parlamentin shqiptar, pas përjashtimit në masë të një grupi deputetësh demokratë.

“Nuk besoj se vetë Berisha ka qenë i qartë për planet e opozitës dhe ca më pak të tjerët. Të mjafton, t’i dëgjosh kur shprehen të kuptosh se ata vetëm sajojnë. Ndërkohë, që Rama po e merr dhe po e përdor pushtetin vetëm për fuqinë e tij dhe madje shprehet gjithnjë e më shumë për një mandat tjetër”, argumenton fillimisht për Albanian Post analisti Ben Andoni.

Të shumtë ishin përfaqësuesit demokratë (përgjithësisht nga Rithemelimi -ed.), të cilët i dolën ish-kryeministrit në mbrojtje, duke sulmuar organet e drejtësisë.

Deputeti Edi Paloka deklaroi se, “SPAK-u është bërë vegël e politikës së Ramës”, ndërsa ish-kreu i PD-së, Tritan Shehu i lexoi veprimet e drejtësisë ndaj Berishës si “një masë politike për izolim”.

Ish-presidenti Ilir Meta sulmoi po ashtu organet e drejtësisë duke shkruar se “qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës”.

Sipas analistit Andoni, kjo gjendje do të ndikojë shumë në planet opozitare të Berishës.

“Shenjat u dhanë me një lloj ‘braktisje’ që i bënë dje (pardje – ed.), në konferencën e shtypit, kur kishte nevojë më shumë se kurdoherë. Tashmë, problemi do të jetë se cili do të marrë pushtet dhe do të tregojë interes për drejtimin”, shtoi gazetari për AP-në.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Demokratëve, Gazment Bardhi ishte ai i cili mbajti një pozicion më të moderuar.

Teksa e cilësoi vendimin e GJKKO-s si “antikushtetues” dhe kërkesën e SPAK-ut si “të nxituar”, ai theksoi se ““askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin”.

“Është pak e hershme për PD-në që të bashkohet me frymën e Bardhit, por edhe jo e lehtë të drejtohen nga ai”, deklaroi në vijim Ben Andoni.

Gjatë ditës së hënë, Berisha doli në një konferencë për shtyp, nga ku e konsideroi masën shtrënguese ndaj tij si “një paçavure” të kryeministrit Edi Rama.

Përballë gazetarëve, ish-kryeministri theksoi se organet e drejtësisë nuk janë në “gjendje të japin provë apo fakt, dokumente që në procedurat është shkelur në mënyrën më të vogël ndonjë ligj normë ligjor”.

“Që Rama ka pushtet dhe njëfarë peshe dhe tek Drejtësia, kjo e ka një logjikë. Duke qenë në pushtet dhe me mundësi të madhe fuqie, është edhe një interlokutor i mirë për Drejtësinë. Rama e ka shprehur qartë dhe pothuaj i ka lëshuar njerëzit e tij. Kjo është bërë e qartë, qysh me ish-ministrin Tahirin dhe së fundmi me ish zëvendës kryeministrin Ahmetaj”, artikulon Andoni në analizën e tij.

Por, sipas tij, kur përmendet tashmë nga Berisha nuk ka shumë peshë.

“Vetë Drejtësia është fusha më e vlerësuar nga të huajt në vendin tonë, kurse në këtë pozicion fjalët e Berishës do bëhen gjithnjë e më pak pa vend. E mira do të ishte, që të mos e ofendonte Drejtësinë, pasi ai vetë ka qenë pjesë e atyre që e kanë votuar si reformë. E thënë në ditët e fundit dhe përballë akuzës, që po i bëhet është e njëjtë sikur të gjithë tashmë edhe t’i prezumojnë dënimin”, shton analisti shqiptar.

Në vazhdën e seancës së parë të GJKKO-s për të akuzuarit e dosjes hetimore në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, pritet që institucioni i drejtësisë të lërë në fuqi masën e sigurisë edhe ndaj Berishës.

Rruga e drejtësisë dhe provimit ose jo të “dyshimit të arsyeshëm” të prokurorëve të SPAK-ut për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj ish-kryeministrit Berisha do të nisë herët a vonë.

Ajo, politike mesa duket është drejt fundit historik të “Doktorit”, pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 19 maj të vitit 2021.

“Kam përshtypjen se nëse Drejtësia do të shkojë më thellë atëherë është një fund historik. Që do të thotë se është më shumë se kapitullim. Pasi për këtë të fundit tregon se ke luftuar dhe je mundur, kurse në rastin e Berishës është se po të nxjerrin si të pamundur e padenjë për të luftuar”, ravijëzon analisti Ben Andoni në përmbyllje.

Next Post
Piloti jashtë shërbimi tenton të rrëzojë avionin e pasagjerëve në SHBA

Piloti jashtë shërbimi tenton të rrëzojë avionin e pasagjerëve në SHBA

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Amerika i dha urdher Berishes te carmatosi Shqiperine ne 2007 dhe Berisha e zbatoi kete urdher i demontoi te gjitha tanket topat dhe armet kimike.qe nga ki moment Berisha ishte njeri i mbaruar,dhe ne histori do shkruhet si frikacak njeri i te huajve dhe jo udheheqes.

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In