• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fund hipokrizisë politike ndaj Berishës!

by Mero Baze
20/06/2024 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Enkelejd Alibej, deklaroi daljen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili tani zyrtarisht i përket partisë së Berishës. Edhe pse Berisha vet nuk është ende anëtar I atij grupi parlamentar, pasi e ka penguar firma e Gazmend Bardhit,  ai e drejton politikisht atë grup.

Gjesti i Enkelejd Alibej, është I rëndësishëm për ti dhënë fund hipokrizisë politike në vend, dhe sjellja jopolitike ndaj Berishës.

Është e vërtet që Berisha e ka tanimë shumicën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ndoshta më shumë se të tjerët dhe vota demokratësh.

Por kjo nuk e bën PD më të rëndësishme. Kjo e bën PD më të dobët, më të mundshme, më të kriminalizuar dhe më të pashpresë. Numrat në ketë rast janë fatkeqësi për PD dhe jo pasuri për të.

Për këtë arsye ndaj Berishës kanë rëndësi gjestet politike dhe jo numrat.

Gjesti I Enkelejd Alibej, është  me rëndësi pikërisht se I jep fund hipokrizisë së atyre që pretendojnë se vula dhe logua është më e rëndësishme se Berisha. Çudi e madhe se për Berishën nuk ishin të rëndësishme vula dhe logo kur e përjashtuan por I hyri betejës për ti shkatërruar pa pyetur për vulë dhe logo. Si u bëka papritur e rëndësishme vula dhe logua tani që është në dorë të atij që I vuri kazmën PD ?

Për gati tre vjet, Berisha ka bërë betejë kundër vulës dhe logos dhe nuk ka pyetur fare për to. Dhe mirë ka bërë. Politikani lufton për qëndrimet e veta dhe jo për simbole që në fund të fundit nuk I thonë asgjë.

Vula dhe logua është alibi për ata që nuk bëjnë dot politikë me këmbët e tyre dhe duan të jenë diku për të shërbyer.

Për këtë arsye gjesti I Alibej ka shumë rëndësi të shënohet si moment, kur brenda PD antiberishizmi shpall qëndrimin e vet dhe del përball tij. Nuk ka rëndësi sa numra janë. Madje dhe I vetëm vlen sa të gjithë ata që janë future në poturet e Berishës.

Të mos mbash qëndrim politik ndaj Berishës do të thotë të justifikosh aktet e tij.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për socialistët. Berisha zyrtarisht mbush gjashtë muaj që nuk merr pjesë në Kuvend më 21 Qershor dhe duhet ti digjet mandate. Nuk e di pse socialistët kanë filluar të më duken të gjithë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që diskutojnë për modalitetet, a I takon t’ia djegim mandatin a nuk I takon, a I ka bërë mungesa me arsye a pa arsye?

Çfarë pune kanë ata me këtë interpretim. Ata duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj mandatit të Sali Berishës dhe të votojnë në Komisionin e mandateve ti hiqet mandati. Ai po të dojë le ta çoj në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vazhdoj betejën e tij.

Socialistët nuk janë Gjykatë kushtetuese janë parti politike që shpreh vullnetin e saj. Dhe atë duhet ta shprehin,  jo të bëjnë interpretime, si këta deputetët e PD që pasi kanë sharë për tre vjet Berishën tani thonë po na bashkon vula. A thua se deri tani nuk I ndau vula.

Next Post
VIDEO/ Rezultati 1-1: Shtyhet kualifikimi i Anglisë, “Tre Luanët” barazojnë me Danimarkën në Frankfurt

VIDEO/ Rezultati 1-1: Shtyhet kualifikimi i Anglisë, “Tre Luanët” barazojnë me Danimarkën në Frankfurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In