• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fullani në Prokurori, nga sot i pandehur për vjedhjen e Thesarit dhe Hotel Dajtin

by
28/07/2015 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- ­Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme ku do t’i komunikohen edhe akuzat, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 mln lekëve thesarit.

Fullanit pritet t’i komunikohen akuzat e shpërdorimit të detyrës. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se prokurorët që kanë hetuar ish- Guvernatorit i kanë dhënë fund veprimeve hetimore të procedimit penal në ngarkim të tij.

I vetmi moment procedurial i pakryer ishte njoftimi i akuzës ndaj ish-guvernatorit, veprim që u krye sot. Pas këtij momenti hetimi konsiderohet zyrtarisht i përfunduar dhe dosja depozitohet në gjykatë. Fullani akuzohet se në kohën që ka ushtruar detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, Zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni.

Po sipas akuzës, përmes mosushtrushtrimit të disa kompetencave të tij, ishguvernatori ka krijuar kushte për cenimin e sigurisë së parave të Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtën dosje, Fullani është hetuar dhe për dyshimet për abuzime të kryera prej tij gjatë procedurave të blerjes së hotel “Dajtit” si dhe dhënien e disa ambienteve me qira gjatë kohës që ishte guvernator.

Next Post

Shqipëri- Serbi, Rama takim me Tahirin, Kodhelin, Vishon dhe Dukën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com