• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuga, xhebraili prapa derës dhe Shqipëria që rënkon!

by Shpëtim Nazarko
14/12/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Në një shkrim të para dy a tri ditëve, akademiku Artan Fuga bënte një konstatim therës mbi Shqipërinë. Na kanë grumbulluar afër Lanës si minjtë -shkruante. Mund të thoshte edhe rrojmë si të tillë. Ankesat dhe konstatimet e tij ishin të sakta, por vetëm se nuk kuptohet mirë kush e ka fajin. Dhe ca më shumë, si dilet nga kjo situatë?

Kush e ka fajin? Qeveria, së pari; opozita, së dyti, do të thoshte me të drejtë çdo njeri që lexon këto radhë. E drejtë, por problemi është më i ndërlikuar se kaq. Dy apo tri ditë më parë, një lexues i Konica.al brenda të drejtës së tij legjitime të të menduarit, më shkruante:

“Zotrote, edhe vetë je në radhën e gazetarucëve që nuk e hap gojën kur taksat po ngrihen përditë e ti me shokë nuk thua asgjë”

Pra, duhet shtuar në radhën e fajtorëve edhe raca ime, si edhe unë vetë. Në një gjykim të karakterit të drejtpërdrejtë, që nuk kam pasur turp ta them disa herë në median e shkruar apo në atë të folur, po e përsëris shkurt dhe shkoqur.

Po! Tani, mbas njëzet e shtatë vjetëve pluralizëm, mund të themi me plot gojën se klasa politike, e bashkë me atë dhe ajo mediatike e akademike, ka mbyllur një cikël apo më mirë të themi se nuk i duhet më njeriu. Kontributi i saj është kjo Shqipëri që shohim, që rënkon e po të shprehemi me gjuhën e Fugës, rënkon anës Lanës në formë analoge-si thoshte dikur Noli i madh, që nuk kishte zgjedhur përruan e Tiranës si shembull, por Drinin dhe Vjosën.

Po Fuga, ashtu si dhe unë apo çdo njeri normal, e di se çdo situatë aktuale është produkti një situate paraardhëse dhe nuk krijohet ashtu me një të rënë të lapsit.

Dhe për këtë situatë aktuale nuk mund të ankohet as klasa politike e të dyja krahëve, as media dhe as pjesa akademike. Ata janë të gjithë bashkëfajtorë.

A është ky konkluzion i rëndë dhe a e meriton këtë akuzë e gjithë kategoria e përmendur më lart?

E gjeta veten keq në një emision të para dy ditëve, kur një politikan i lartë, pa i bërë syri tërr, në vend të analizës për gjendjen, më rreshtoi në përkrahësit e Tahirit dhe me kaq u kënaq me diagnozën e dhënë, që realisht u përket apo e kanë zanat ta japin vetëm militantët qorra.

Përgjigjja e dhënë këtu, nuk është vetëm për të, por edhe për pjesën akademike të shoqërisë, edhe për median ku militoj edhe unë.

Ai që më bëri kritikën, në profesion është ekonomist dhe në politikë është i vjetër. E mban mend ashtu si dhe unë apo Fuga kaosin e krijuar në ’97-tën.

Të gjithë ia vëmë fajin Berishës dhe qeverisë së tij për tragjedinë e ndodhur, e natyrisht pjesën e fajit kryesor e ka ajo, sepse kishte shkopin në dorë për ta ndaluar këtë maskaradë. Po a ishte vetëm ajo pjesëtare në faj? Çfarë bëri opozita e asaj kohe kur në sytë e të gjithëve projektohej kjo katrahurë kombëtare. Çfarë bëri politikani i përmendur më sipër, që ishte ekonomist apo kolegët e tij në pozitë dhe opozitë për të ndaluar këtë katrahurë kombëtare?

U mungonte pena apo boja për të shkruar disa rreshta për të ndaluar këtë maskaradë?
Çfarë bëri media e shkruar, që mburret edhe sot se luftoi kundër qeverisë së Berishës së asaj kohe dhe kërkon edhe sot e kësaj dite meritat e një lufte që zor të quhet e ndritur.

Çfarë bëri pjesa akademike?

Kontrolli me një sy të lirë apo të kujdesshëm i asaj periudhe, të thotë se asnjë politikan, asnjë gazetar dhe asnjë akademik nuk shkruajti as dhe një radhë të vetme për katastrofën që po vinte. Dhe akuza, siç thashë më sipër, i përket të gjitha krahëve të politikës apo shoqërisë.

Ndodhi ajo që po shihet edhe tani. Pasi katastrofa bëri të vetën dhe Berisha u largua, të tërë dolën nga istikami dhe filluan të tregojnë dekoratat e një lufte që nuk e kishin bërë kurrë.

Më e thjeshta ishte të heshtnin. Më e drejta, të mos dukeshin më as në shtyp dhe as në poltikë, dhe as në kërkime shkencore apo sociologjike. Nuk mund t’u hedhësh faj njerëzve të thjeshtë. Ata i kanë dërguar djemtë në shkollë, apo për të bërë politikë duke shtruar vetë kurrizin në punë.

Deri në vitin ’91, kjo akuzë edhe mund të mos rëndonte mbi asnjë nga kjo pjesë e shoqërisë. E mbetur pa bukë apo në kushtet e mbijetesës, shtresa e intelektualëve nuk mund t’i bënte ballë një të keqe që zuri edhe kryet e vendit. Po pastaj, kjo sjellje e saj nuk lejohej më.

Një studim minimal i bërë për atë kohë, të tregonte thjesht se regjimi kishte rënë, po si bëhej më tej?

Nuk duhej shumë mend për të kuptuar se të tërë do grumbulloheshn anës Lanës. Regjimi I kishte lënë pa pronë të gjithë dhe të gjithë rronin me lekët e 15-ditëshit.

Ç’do të bëhej ditën e parë të fitores mbi komunizmin?

Ku do të shkonte kjo masë kolosale njerëzish, që rronte pa pronë për 50 vjet? Do merrte arratinë. Me tokë më së shumti dhe me det.

Mund të justifikohet atëherë, sepse shtypi nuk kishte akademikët si dhe pjesa tjetër e shoqërisë rronin po me lekët e 15-ditëshit dhe politika nuk ekzistonte realisht si e tillë.

Populli e ngriti me mundim mbijetesën e tij, siç kishte bërë dymijë vjet. E ngriti ngadalë me mundime dhe gabime. E ardhur nga veriu dhe jugu, ajo pagoi paratë e rrugës duke prerë pyjet, duke i shkatërruar dhe shitur ata, pastaj minierat apo pjesët e tyre, pastaj fabrikat, apo çdo gjë që i siguronte bukën dhe vendin e fjetjes në Atdheun e ri, që rrotullohej afër Lanës, pra duke bërë gjithçka për kushtet e mbijetesës.

Po çfarë bënë të tjerët? Ku është kontributi i politikanëve, medias dhe akademikëve? Kush do ta ndërtonte Shqipërinë e re?

Brenda 4 vjetëve e pësuam me piramidat. Kaq leksion duhet të na mësonte për gjëra të tjera. Si i bëhej me tokën dhe ligjin për ndarjen reale të saj? Si bëhej me shkollat profesionale që duhet të ndërtonin Shqipërinë tjetër?

Mirë piramidat që duhet t’i shpjegonin ekonomistët e të dyja palëve apo akademikët e fushës përkatëse, po me të tjerat, si i bëhej?

Kur Fuga dhe të tjerë ankohen sot e gjithë ditën për këto gjëra, ai edhe ne bashkë me të, duhet të kthejmë realisht kokën prapa dhe të vështrojnë katrahurën kombëtare që nuk është vetëm vepër e Berishës, Nanos apo Ramës.

Katrahura është vepër e të gjitha pjesëve të shoqërisë, politikës, medias dhe akademikëve tanë. Prandaj nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë mëdyshje kur shkruaj dhe them se e gjithë kjo skemë ka vdekur klinikisht bashkë me gjithë aktorët që kanë luajtur në të.

Kanë vdekur dhe duhet t’i lëmë në qetësinë e tyre?

Gjinushi, me ironinë e tij të njohur, thoshte dikur  Ka vdekur, por ka zënë rrugën. Prandaj duhet hequr.

Pikërisht kësaj duket se i shërben xhebraili i tanishëm, që e quajnë Vetting të huajt. Duket se ata e kanë kuptuar më mirë se ne këtë të vërtetë. E kanë kuptuar se janë burra më të mirë se ne? Jo, besoj se e kanë kaluar më parë se ne katrahurën tonë dhe i kanë parë dëmet e saj.

Përse u duhemi?

U duhemi meqë kërkojmë të futemi në koperativën e tyre me rrugë të rregullta, me dogana të rregullta, me polici të rregullt dhe me system gjyqësor të rregullt. Pastaj me shkolla profesionale të mira që na shërbejnë së pari neve dhe atyre vetë.

Nuk besoj kanë iluzione të mëdha se do të bëjnë gjëra të mëdha. Kjo sepse sado ligje të mira të vihen, ato varen nga një qeverisje e mirë. Në të kundërt, ligjet nuk zbatohen apo në rastin më të keq, nuk pinë ujë.

T’i lëmë?

Po të kishim klasë politike të mirë, shtyp po të tillë dhe akademikë që shkruajnë pa rreshtur për plagët e vendit, pa u qurravtur, me siguri që pyetja më sipër nuk do të kishte kuptim. Kjo sepse secili do të ishte në vend të tij.

Po pyetja shtrohet, sepse siç thashë edhe në fillim; duhet të pranojmë se kjo klasë politike ka vdekur dhe bashkë me të edhe shtypi apo pjesa akademike e Shqipërisë. Në nuk ka ngordhur, përpëlitet duke qarë në shtratin e vdekjes.(Konica.al)

Next Post
City vazhdon krejt i sigurt drejt titullit

City vazhdon krejt i sigurt drejt titullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

Mbi 7 mijë raste me kancer në 2025, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës

February 5, 2026
“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

“Skandali Epstein trondit Britaninë, jo SHBA-në”, analiza e CNN: Starmer në rrezik, Trump i paprekur

February 5, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

February 5, 2026
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In