Ftesë në 5/ Videot intime të personazheve publike, Nini paralajmëron mbylljen përfundimtare të llogarive që i shpërndajnë

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime të personazheve publike në vend, si në rrjetet sociale ashtu edhe në telefonat personalë, ishte tema e diskutimit sot në “Ftesë në 5”. Të ftuarit në panel e cilësuan njëzëri këtë veprim si cenim të privatësisë dhe formë të linçimit publik.

Sevim Arbana e quajti ngjarjen një shkelje flagrante dhe tha se me të duhet të merreshin policia dhe strukturat e krimit kibernetik. Ajo theksoi se bëhet fjalë për persona publikë, të cilët i kanë dhënë publikut, ndërsa u shpreh se sharjet dhe hedhja e baltës nga personi që i ka shpërndarë videot nuk mund të quhen gazetari.