• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FT ironi me Shqipërinë: Del nga tregu i eurobondeve, njësoj si Etiopia, Gana

by
23/09/2015 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po zhvillon takime me investitorë, duke synuar të bëjë një dalje të rrallë në tregun e obligacioneve, shkruan Financial Times, në një artikull ku nuk mungon ironia.

Pesë vjet pasi vendi emetoi një eurobono me vlerë të konsiderueshme në treg, vendi ka rekrutuar Deutsche Bank dhe JPMorgan që ta ndihmojë atë të gjejë investitorë në Europë, me takimet që do të fillojnë në 28 shtator, shkruan Joel Lewin për Financial Times.

Kjo bën që vendi t’i bashkohet emrave ekzotikë si Iraku, Etiopia dhe Gana, në një nxitim të pas verës për të emetuar obligacione, shkruan autori.

Eurobono e parë e emetuar, me vlerë 300 milionë euro ka aktualisht një yiled (interes) prej 3.7%. Ajo maturohet në nëntor. Në vitin 2011, yield-i për obligacionin u rrit mbi 12%, por ra nën 2% këtë verë.

Pasi bondi u emetua, borxhi i qeverisë kërceu në 71% të PBB-së vitin e kaluar, teksa vendi vuajti nga rënia e eksporteve te ekonomitë fqinje europiane që kaluan krizën e borxheve të eurozonës. Borxhi publik është projektuar të bjerë në 60% të PBB-së deri në 2019, teksa qeveria po zbaton reforma në drejtim të shpenzimeve, sipas një marrëveshjeje për një program të FMN-së prej 300 milionë eurosh.

Megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë monedhe do të zgjedhë Shqipëria, euro ka qenë një zgjedhje popullore. Sipas Bloomberg, Shqipëria nuk ka emetuar dollarë që nga 1995.

Programi i blerjes së obligacioneve të ECB-së ka ulur yield-et, duke rritur në të njëjtën kohë kërkesën për borxh me kthim më të lartë.

Edhe Reuters shkruan se ‘road show’ me investitorët fillon në 28 shtator./Monitor/

Next Post

Mbiemri Mehdihoxha / A e ka shpëtuar kjo pasaportë Mediun nga burgu?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com