• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF i bën apel “Tifozave Kuqezi”: Mos e braktisni kombëtaren, ka nevojë për ju!

by Java News
16/11/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit zbret në fushën e lojës. Pak ditë pas qëndrimit zyrtar të tifogrupit “Tifozët Kuq e zi” për bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri, institucioni më i lartë i futbollit shqiptar, nëpërmjet një letre të hapur kërkon të largojë polemikat dhe të bashkojë tifozët rreth skuadrës.

Federata tregohet mirëkuptuese ndaj ankesave të tifogrupit pas vështirësive që ata hasën në ndeshjen kundër Izraelit, por thekson se ky është momenti që tifozët duhet të qëndrojnë sa më pranë ekipit, duke i cilësuar ata si vendimtarë në sukseset e arritura nga skuadra gjatë viteve të fundit.

“Mungesa e tifozerisë në stadium, përbën për ne dhe skuadrën mungesën e një aleati të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Të luash pa “lojtarin e 12”, do të thotë që të hysh në fushën e lojës me një lojtar mangut”, thekson fillimisht Federata Shqiptare e Futbollit, raporton shqip. Në këtë mënyrë, federata kërkon që tifogrupi Tifozët Kuqezi të ndryshojë qëndrim dhe të rikthehen në vendin që u takon, duke lënë mënjanë mëritë dhe qejfmbetjet në një moment kaq delikat kur ekipi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve.

“Kjo ndeshje kishte specifikat e saj nga pikëpamja organizative. Për hir të ndryshimit të qytetit dhe stadiumit ku do të zhvillohej ndeshja, u desh të kryenim, një punë kolosale, në kushte realisht të vështira. Konvertimi në një kohë rekord, i biletave të programuara për në stadiumin e Shkodrës, ishte një aksion që vështirë se një organizëm tjetër, mund ta realizonte. Në kushtet e krijuara, edhe ne ndeshëm shumë vështirësi, për të realizuar organizimin e një ndeshjeje model, sipas standarteve të UEFA-s. Tifozët, gjithashtu sakrifikuan jashtëzakonisht. Ata ndryshuan axhendën, planet e tyre dhe programet që kishin përgatitur. Dhe sigurisht, kjo kishte kosto si fizike ashtu edhe financiare për ta. Për fat të keq, kjo sakrificë që tifozeria bëri, nuk u shpërblye. Ata, kanë dhënë gjithçka për skuadrën kombëtare gjatë kësaj periudhe dhe për këtë meritonin një trajtim më qytetar, brenda kufijve ligjorë. Ne besojmë se këto kanë qenë edhe udhëzimet e drejtuesve të policisë së shtetit por në terren gjërat janë deformuar dhe për këtë ndjejmë keqardhje”, shton federata.

Gjithsesi, në fund të letrës së hapu adresuar tifozëve, federata kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim me grupet e tifozerive duke premtuar se do të jetë institucioni ndërmjetës mes palëve në mënyrë që prania e tyre në shkallët e stadiumit të kthehet në një armë më shumë për Kombëtaren Shqiptare në betejat e së ardhmes./a.k

Next Post
Në dhjetor mbahet Java e Filmit të Bekim Fehmiut

Në dhjetor mbahet Java e Filmit të Bekim Fehmiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Korrik 2026

July 11, 2026
Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

July 11, 2026
VIDEO/ Shoferi i urbanit grushte qytetarit në sy të vajzës së mitur

U rrahën me njëri-tjetrin në Kombinat dhe Kamëz, arrestohen 3 persona, një në kërkim

July 11, 2026
Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

July 11, 2026
Aksident me katër automjete në Rubik-Fushë Milot, dy pasagjere të plagosura

Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur, dyshohet se makinën e drejtonte një 16-vjeçar

July 11, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

July 11, 2026
Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

July 11, 2026
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In