• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fshesa”/ Ministri i Brendshëm italian: Dëbojmë 500 mijë emigrantë! Po shqiptarët?!

by A R
02/06/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas muajsh të tërë krize, më në fund Italia ka qeverinë e re. Populistët bashkuan forcat dhe krijuan qeverinë e drejtuar nga Giuseppe Conte i cili do të jetë kryeministri.

Ministria e Brendshme, që është edhe më e rëndësishmja do të drejtohet nga lideri i “Lega-s”, partisë së ekstremit të djathtë që njihet si ‘armike’ e emigrantëve.

Mateo Salvini, ka fituar jo pak vota nga retorika e tij kundër emigrantëve por mos të harrojmë edhe politikat e partisë që ai drejton derti tek kërkesa për ndarjen e Italisë së Veriut. Dikur partia e tij quhej “Lega Nord” dhe ‘luftonte për Veriun e begatë’, tashmë ajo është thjesht “Lega”.

Sapo presidenti Matarella dekretoi qeverinë e re, Salvini iu rikthye retorikës normale të forcës që drejton: luftës ndaj emigrantëve. Ai kërcënoi se plot 500 mijë emigrantë do të largohen nga Italia.

“Italia do të hapë dyert për njerëzit e mirë, dhe do të kthejë ata që kanë ardhur në Itali për të bërë trazira. Një nga përparësitë kryesore do të jetë kthimi i tyre në shtëpi”, – tha ai.

A duhet të shqetësohen emigrantët sqiptarë pas kësaj deklarate? Për të githë ata që janë pa dokumente të rregullta ky është një lajm i keq. Plani është për largimin e emigrantëve të jashtëligjshëm të çfarëdo kombësie qofshin.

Nga strategjia e dëbimit nuk bëjnë pjesë as shqiptarët, edhe pse bashkëkombasit tanë janë kryesisht emigrantë me dokumente të rrugullta. Shumë pak mund të jenë emigrantë të jashtëligjshëm.

Salvini ka sugjeruar gjithashtu t’i kthejë qendrat e recepsionit në qendra ndalimi, dhe të ndryshojë destinacionin e shumë fondeve për të kryer dëbime në masë. Me rregullat e tanishme, çdo emigrant që dëbohet me avion duhet të shoqërohet nga dy agjentë italianë, gjë që kushton rreth 3000 Euro. Një studim i fundit nga L’Espresso thotë se plani i Salvinit për të dëbuar 500,000 emigrantë do të kushtonte 1.5 miliardë euro.

Por kujtojmë se ky plan, bën pjesë edhe te premtimet e fushatës së Salvinit.

“Synojmë të largojmë gjysmë milionë emigrantë të parregullt, të cilët aktualisht jetojnë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative”, deklaronte Salvini para disa muajsh, gjatë fushatës elektorale. Ai e argumentonte këtë nismë me faktin se italianët nuk janë racistë, por pasojat e emigracionit të pakontrolluar janë të mëdha./a.m.

Next Post
VIDEO/ Në stadiumin modest ku kombëtarja do luajë me Ukrainën

VIDEO/ Në stadiumin modest ku kombëtarja do luajë me Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In