• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fshesa e re”, ja kush kthehet nga Greqia e Suedia

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët që nuk plotësojnë kushtet e qëndrimit në Greqi dhe Suedi do të kthehen në Shqipëri. Kështu parashikon marrëveshja që po negociohet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme Shqipërisë, Ministrisë së Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Suedisë. Dy aktet në proces parashikojnë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim. Sipas kësaj marrëveshje, Shqipëria ripranon, me kërkesën e një shteti anëtar dhe pa formalitete të tjera, në rastin konkret me kërkesë të Greqisë dhe Suedisë, të gjithë personat të cilët nuk plotësojnë kushtet që janë në fuqi për hyrjen, qëndrimin ose banimin në territorin e shtetit anëtar kërkues, me kusht që të provohet ose të pranohet në mënyrë të vlefshme në bazë të sigurimit të provave se ata janë shtetas të Shqipërisë. Për të provuar shtetësinë do të merren për bazë një sërë provash, që nga dokumentet, dëshmitë dhe gjuha e folur. Kjo dispozitë zbatohet edhe për personat të cilëve u është hequr ose që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare që nga hyrja në shtetin anëtar, përveç rasteve kur këtyre personave u është premtuar dhënia e shtetësisë nga ai shtet anëtar.

Dëbimi

Shqipëria pajis shtetasin shqiptar me dokumente udhëtimi që duhen për kthimin e tij/saj, të vlefshme për një periudhë të paktën 6-mujore. Nëse për arsye ligjore ose faktike, personi në fjalë nuk mund të transferohet brenda periudhës së vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të lëshuar fillimisht, Shqipëria, brenda 14 ditëve kalendarike, shtyn vlefshmërinë e dokumentit të udhëtimit ose, nëse është nevoja, lëshon një dokument të ri udhëtimi me të njëjtën periudhë vlefshmërie. Nëse Shqipëria, brenda 14 ditëve kalendarike, nuk e ka lëshuar dokumentin e udhëtimit dhe nuk e ka shtyrë vlefshmërinë e tij, pranohet përdorimi i dokumentit standard të udhëtimit të Bashkimit Europian për qëllime të dëbimit.

Kërkesa për dëbimin

Për çdo transferim të një personi që do të rikthehet në vendin e tij, duhet të paraqitet një kërkesë për ripranim tek autoriteti kompetent i shtetit të kërkuar. Kërkesa për ripranim mund të zëvendësohet me një komunikim me shkrim pranë autoritetit kompetent të shtetit të kërkuar brenda një periudhe kohe të arsyeshme përpara kthimit të personit në fjalë, nëse personi që do të ripranohet zotëron një dokument udhëtimi të vlefshëm dhe, aty ku është e zbatueshme, një vizë ose lejeqëndrimi të vlefshme të shtetit të kërkuar. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat personale të personit, provat për shtetësinë, hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm, një deklaratë ku tregohet që personi që do të transferohet mund të ketë nevojë për ndihmë apo kujdes dhe çdo masë tjetër mbrojtjeje apo sigurie që mund të jetë e nevojshme për rastin e veçantë të transferimit.

Afatet kohore

Kërkesa për rikthimin e emigrantit në atdhe duhet të paraqitet pranë autoritetit kompetent të shtetit të kërkuar brenda një periudhe maksimale njëvjeçare nga koha kur autoriteti kompetent i shtetit kërkues merr dijeni që një shtetas i një vendi të tretë apo një person pa shtetësi nuk plotëson ose nuk i plotëson më tej kushtet që janë në fuqi për hyrjen, qëndrimin ose banimin. Kur ka pengesa ligjore ose faktike që kërkesa të paraqitet në kohë, afati kohor, me kërkesë të shtetit kërkues, do të shtyhet, por vetëm derisa pengesa të mos ekzistojë më. Një kërkese për ripranim duhet t’i kthehet përgjigje pa vonesë të panevojshme, dhe në çdo rast brenda një periudhe maksimale prej 14 ditësh kalendarike; për mospranimin e një kërkese për ripranim do të jepen arsye.

Mënyrat e transportimit

Marrëveshja rregullon datën e kthimit dhe mënyrën e transportimit. Para kthimit të një personi, autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe të shtetit anëtar në fjalë bien në ujdi që më parë me shkrim në lidhje me datën e transferimit, vendin e hyrjes, shoqërimin e mundshëm dhe të dhëna të tjera që kanë lidhje me transferimin. Nuk ndalohet asnjë mjet transporti, qoftë nga ajri, toka apo deti. Kthimi në rrugë ajrore nuk do të kufizohet në përdorimin e shoqërive të transportit ajror të Shqipërisë ose të shteteve anëtare dhe mund të bëhet duke përdorur avionë linjë apo çarter. Në rastin e kthimeve të shoqëruara, këta shoqërues nuk kufizohen vetëm në persona të autorizuar të shtetit që bën kërkesën, me kusht që të jenë persona të autorizuar nga Shqipëria ose nga ndonjë shtet anëtar.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Përplasje e re për FRESSH e LRI, “mejdani” i radhës është Jala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In