• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka vetëm një mënyrë sesi opozita del nga paradoksi vetëshkatërrues

by Fitim Zekthi
19/01/2025 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Është thënë gjithnjë se politikanët janë njerëzit më racionalë në faqe të dheut dhe asnjë veprim i tyre nuk është i pamenduar mirë, irracional apo i marrë nën ndikimin e emocioneve. Kjo mund të jetë e vërtetë por kjo varet nga ajo që kërkojnë politikanët.

Shqipëria po ecën shpejt drejt zgjedhjeve të majit të këtij viti dhe opozita shqiptare është duke u sjellë në mënyrë krejtësisht irracionale sa i takon mënyrës se si ajo vepron nisur nga fakti që ajo ka për detyrë të gjejë çdo mënyrë, të bëjë çdo lëvizje, “të shtrydhë edhe pikën e fundit” të energjisë dhe mendimit të saj për të rrëzuar qeverisjen e Partisë Socialiste.

Opozita nuk është duke bërë asgjë serioze që të rrëzojë qeverisjen e socialistëve përkundrazi po bën gjithçka që kjo qeverisje të vazhdojë rrugën e saj. A është irracionale opozita, a janë këto veprime irracionale? A po prish opozita e sotme një ligjësi mijëravjeçare që thotë se politikanët janë racioanalë në shumicën dërrmuese?

Opozita është irracionale sa i takon detyrës dhe përgjegjësisë që ajo ka për t’u kthyer ne alternativë qeverisëse dhe për të rrëzuar qeverinë por politikanët e saj mund të mos jenë asfare irracionalë. Që një opozitë të vijë në pushtet në çdo vend të botës, qoftë ai demokrarik apo jo demokratik, qofdtë ai Danimarka apo Bangladeshi, Austria apo Argjentina, ajo duhet të përfaqësojë ndryshimin, duhet të jetë ndryshimi, duhet që njerëzit ta shohin dhe besojnë si ndryshimi i shumëkërkuar prej tyre. Nuk vjen kurrë një opozitë në pushtet pa u perceptuar si e tillë nga publiku dhe votuesi.

Për ta bërë këtë opozita edhe në gjuhë, edhe në ide, edhe në njerëz duhet të përfaqësojë një gjë shumë të ndryshme nga qeverisja dhe një gjë shumë të ndryshme nga ajo që ishte vetë kur humbi pushtetin (në qoftë se ka qenë dikur në pushtet dhe ka humbur). Partia Demokratike si forca më e madhe në opozitë mund të jetë ndryshe nga PS-ja në shumë drejtime, mund të ketë ide shumë të ndryshme nga PS-ja por ajo nuk perceptohet nga publiku dhe votuesi si ndryshimi sepse nuk është ndryshe nga çfarë ishte kur humbi pushtetin në vitin 2013. Partia Demokratike ka në thelb njerëzit, stilin, strukturën mentale që kishte në vitin 2013. Është pak a shumë sikur të jemi disa javë pas zgjedhjeve të vitit 2013. PD-ja në këtë kuptim e ka ndalur kohën e saj politike. Në këtë kohë të ndalur politike kanë ndodhur shumë gjëra brenda PD-së, gjëra të cilat kanë brejtur dhe gërryer besueshmërinë dhe energjinë e saj siç ndodh me gjithçka nën efektin e entropisë. Duket si një paradoks që koha ka ndalur por shumë gjëra kanë ndodhur sepse PD-ja në fakt u fut, jetoi dhe jeton në një realitet paralel.

Politikanët e saj paradoksalisht nuk janë irracionalë sespe ata në fakt nuk po mendojnë se si ta bëjnë PD-në një alternativë pushteti, një forcë që përfaqëson ndryshimin, që është ndryshimi. Ata po përpiqen racionalisht që të mbijetojnë vetë. Ata e dinë se përpjekja për të bërë PD-në një forcë alternative, një forcë të ndryshimit duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe të lëshojnë shumëçka nga vetja si kudo në partitë në opozitë.

Pra, ata janë shumë racionalë. Gjithaçka që bëjnë politikanët e PD-së e bëjnë me llogari, e bëjnë me kujdes, e bëjnë pas analizash të holla pavarësisht se ata nuk kanë interesin që duhet të ketë opozita.

Ky është një problem ekzistencial. PD-ja si partia kryesore e opozitës, është një sistem i gjallë i cili ka në ADN-në e tij, ka në natyrën e tij, detyrën dhe përgjegjësinë të jetë alternativë, të luftojë, të fitojë pushtetin dhe mundësojë rrotacionin. Është pak a shumë si çdo organizëm tjetër i gjallë, është pak a shumë si trupi i njereiut në ADN-në e të cilit është shkruar që çdo qelizë lufton për jetën dhe mbijetesën e gjithë trupit, është pak a shumë si shteti ku çdo agjensi apo institucion lufton për mbijetesën dhe forcimin e të tërës. Kur elementët e sistemit, kur qelizat e organizmit nuk luftojnë për sistemin dhe dalin kundër asaj që shkruhet në ADN, atëherë organizmi sëmuret keq dhe shkon drejt vdekjes.

PD ka ende mundësi të bëjë diçka për tu kthyer në alternativë, ka ende hapësirë të bëhet sadopak ndryshimi dhe të përfaqësojë ndryshimin për të mundur qeverisjen e socialistëve.

Ajo, kryetari i saj, duhet të lëshojnë, shtrëngojnë dhëmbët, sakrifikojnë nga vetja për hir të PD-së por sidomos të vendit. Duhet të bëhet nëj koalicion i gjerë, të luftohet për këtë koalicion dhe ky koalicion të gjejë një kandidat për kryeministër që mund të përfaqësojë ndryshimin, të shihet dhe perceptohet nga njerëzit si ndryshimi. Ky kandidat duhet të jetë dkush që nuk ka qenë në pushet dhe në qeveri ndonjëjherë, duhet të jetë dikush që në veprimtarinë profesionale ka qenë i zoti, dikush për të cilin nuk ka dyshime për sjellje të pamoralshme dhe me energji dhe karizëm. Ky kandidat duhet të ketë fjalën e fundit për një listë me 140 kandidatë nga partitë e opozitës. Në këtë këtë listë PD-ja duhet të ketë pjesën më të madhe por veton nuk duhet ta vensodë askush nga kryetarët e partive. Partitë propozojnë dhe kandidati për kryeministër vendos. Kandidati për kryeministër drejton fushatën, mbështetet nga kryetari i PD-së Berisdha dhe nga kryetarët e tjerë të partive në koalicion.

Kjo do tregonte që PD po mendon për fitoren, do tregonte që PD nuk është më në vitin 2013, do tregonte që PD është ndryshe nga PS dhe ndryshe nga çfarë ishte vetë në 2013-ën. Kjo do tregonte që PD është ndryshimi. Ecja me frocë në rrugën që është tani është rruga për greminë.

Next Post
“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In