Gjyqtari i Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli është shkarkuar nga vettingu pasi rezulton se ka fshehur pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) zhvilloi dje seancën dëgjimore ndaj Ahmet Jangullit, anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe gjyqtar në Gjykatën Shkodër.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën vetting kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave.
DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.
DSIK thekson se ka papërshtatshmëri me detyrën sepse dyshohet se ka favorizuar një punonjëse të gjendjes civile, në një dosje me dy të pandehur. Rezulton se dosja me numër 45, datë 2004, ndaj shtetasit Sh. L. dhe K.A., të akuzuar për veprën e falsifikimit të pasaportave dhe shpërdorim detyre. Nga shqyrtimi i dosjes, në procesverbale u vu re se gjyqtari ka pyetur prokurorin nëse ka akte të tjera që nuk janë në fashikull, por prokurori ka deklaruar në seancë se ka akte të reja, ndërsa në seancën e ardhshme ka thënë që nuk ka.
Në vendimin e tij, gjyqtari ka ndryshuar cilësimin e veprës nga falsifikim pasaportash në përdorim dokumentesh të falsifikuara. Për këtë arsye, këtyre shtetasve u është ulur dënimi.
a.ç











veting gjueti shtrigash , kush jane keto te trupit gjukues ca lavire qe nuk dine as elemeteren e gjykimit ca juriste partie.