Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për Alban Trimin, ish-efektivin e Policisë, i cili ndodhej në një tavolinë me Elton Çiçën në momentin kur ai u vra në një lokal në Tiranë. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Trimin, dhe jo “arrest në burg”.
Trimi u arrestua pas vrasjes së Elton Çiçës në një lokal në zonën e ish-Bllokut, pasi akuzohet nga Prokuroria se fshehu armën dhe celularin e viktimës.
Trimi akuzohet për “prishjen e provave në vendin e krimit” dhe “shpërdorim detyre”.
BW/d.i.