• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshati “rrethon” qytetin, apo e kundërta…

by Artur Ajazi
05/05/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka qenë një prej teorive të Mao Ce Dun-it, ish-udhëheqësi i Kinës komuniste deri në vitet’80. Teori të cilës ju përmbajt deri në fund të viteve ’90 edhe sistemi socialist tek ne. Enver Hoxha e përkrahu fuqishëm teorinë e Mao-s sa ishte gjallë, por edhe pas tij, deri në 1992, mbi 65 per qind e popullatës tek ne, banonin në fshatra. Kushtet social-ekonomike ndryshuan me ndryshimin e sistemit politik. Kjo u konstatua në radhët e administratës  vendore dhe qëndrore, ku u afruan  dhe vërshuar njerëz të “levizjes së lirë”, kryesisht ruralë, të cilët pasi kishin mbaruar ndonjë shkollë, braktisën vendbanimet e tyre në fshatra, dhe u nisën turravrap drejt qyteteve. Ideatori i kësaj lëvizje kuturru sapo mori pushtetin, ishte Sali Berisha.

Ai u tha “ boll keni vuajtur  nën diktaturë, lëvizni lirisht, shprehuni lirisht, veproni lirisht, tani jemi në demokraci”. Anarshi më të kompletuar nuk ka. Por kjo lëvizje e lirë, u kushtoi  shtrenjtë atyre që kujtuan se “tani shpëtuam”.  Shumica e tyre zunë toka, troje me pronarë, ish-objekte shteti, ndërtuan mbi shina treni, mbi hidrovore, mbi baza ushtarake, mbi vendstrehime, të tjerët zunë vende në administratë, madje u graduan edhe drejtues institucionesh. Anarshia kishte mbuluar vendin dhe shtetin. Shpesh ka lindur pyetja, a kanë nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese këta “njerëzit e lirë” (shumica të patestuar) të ardhur  nga fshati drejt qyteteve ? Në rast se në kohën e socializmit, ishte privacion hyrja ne qytet, sot ky privacion ka ndryshuar  qëndrim dhe drejtim. Rruga drejt edukatës qytetare, mbetet periudha më e vështirë e atyre që  mbushën qytetet tona.

 

Deri në vitin 1992, popullsia fshatare në Shqipëri, përbënte mbi 65 për qind të popullsisë së përgjithshme, sepse, siç thoshte Mao Ce Duni i Kinës Komuniste, teori që zbatoi në praktikë Enver Hoxha, “fshati  duhet të rrethojë qytetin”. Pas 1992, kemi një realitet të ndryshëm, ku fshatarët vërshuan drejt  qyteteve, dhe pikërisht pas këtij momenti, lindën problemet ndër më delikati, problemi i edukatës qytetare, i cili vazhdon të jetë i shtruar për zgjidhje edhe sot, pas 30 e ca vitesh. Ndoshta do të duhen dekada, që edukata qytetare në Shqipëri, të konsolidohet, derisa familja, shkolla dhe shoqëria ti kushtojë  rëndësinë e duhur asaj. Sot dëgjon shpesh të flitet kudo me mungesë të theksuar të edukatës qytetare, dhe të njëjtën gjë konstatoj në disa prej mediave tona elektronike, ku dëgjojmë vulgaritetin në komunikim, duke filluar me  dialogun apo diskutimet mes palëve. Specialistët e komunikimit, shprehen të shqetësuar nga mungesa e theksuar e edukimit  qytetar tek të rinjtë e shkollave. Kjo natyrisht vjen edhe si pasojë, e mangësive në formimin profesional të një pjese të mësuesve të rinj, por edhe barrierës shkresore, që u ka kufizuar atyre  disa kompetenca. Edhe diçka tjetër. Një i ardhur nga fshati, pajtohet me një rrogë 20-25 apo dhe 30  mijë lekëshe në muaj , gjë të cilën nuk e pranojnë ata që janë lindur dhe rritur në qytete. Sportelet dhe dyqanet në masën mbi 80 per qind, kanë të punësuar pikërisht të ardhurit nga fshatrat. Kjo e bën disi të vështirë  komunikimin e tyre me klientin në qytete. Por ata janë të “guximshëm”, e provojnë fatin e tyre, edhe pse kanë mungesë  të edukatës qytetare.

Statistikat e Zyrës së Punësimit në shumë rrethe flasin për refuzim masiv të të rinjve  qytetarë për vende të ndryshme pune, dhe gatishmëri absolute  të atyre që vijnë nga fshatrat. Mbipopullimi i qyteteve të mëdha dhe braktisja e fshatrave, mbetet një problem që do ti hapë telashe të tjera vendit në dekadat që vijnë. Por aktualisht detyrë imediate mbetet aftësimi i të ardhurve me edukatën qytetare, ose modelin e duhur të komunikimit të përditshëm.Dhe kjo nuk arrihet vetëm përmes shkollimit të tyre, por mbi gjithçka përmes përshtatjes  së tyre me ambientet e reja të punës dhe  banimit.

Next Post
Goditën makinën e policisë, shpallet i pafajshëm Suel Çela. 11 vite në total për Bekteshin e Xhaferin

“Më mori peng dhe më qëlloi me armë në..."/ Suel Çela dhe miku i tij përfundojnë në gjyq, rihapet çështja e 9 viteve më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com