• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshati i shtrigave që vetëm Papa mund t’ia heqë mallkimin (Foto)

by A R
02/05/2016 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky fshat i vogël në Spanjë është mallkuar nga një magji aq e fuqishme sa vetëm Papa mund t’ua heqë mallkimin.

Nga Inka Piegsa-Quischotte, BBC

Për të zbuluar akoma më shumë rreth historive të çuditshme të magjisë, supersticionit, hakmarrjes, zilisë dhe pushtetit, hedhim vështrimin nga fshati Trasmoz, i vendosur në zonën malore Moncay në Aragon të Spanjës.

Trasmoz është përndjekur nga historitë e magjisë prej shekujsh. Prandaj jemi takuar me Lola Ruiz Diaz, një magjistare të zonës të kohëve moderne, për të mësuar të vërtetën. Dridhesha në pritje në brendësi të sallës së një Kalaje të shkatërruar të shekullit 12.

Lola, kujdestarja e kështjellës, më përshëndeti me një buzëqeshje të ftohë. Ajo kishte flokë gri, sy jeshilë, rroba elegante dhe një laptop në krahun e saj – ndryshe nga letrat Tarot apo ndonjë top kristali siç unë e kisha imagjinuar. E vetmja gjë që i shkonin asaj si magjistare ishin dy vathët e saj, dy bufë të vegjël ngjyrë ari.

“E gjithë saga e magjisë në Trasmoz nis këtu, në këtë kështjellë,” shpjegon ajo. “Gjatë shekullit të 12, banorët e kështjellës ia kushtuan kohën e tyre bërjes së monedhave false. Dhe për të mbajtur njerëzit e Trasmoz larg investigimit të këtij procesi, ata shpërndanë zëra se magjistarë dhe shtriga qarkullonin në fshat. Funksionoi dhe Trasmoz u lidh përgjithmonë me magjinë”.

p03rgfk2

Ruiz shpjegon se në atë kohë Trasmoz ishte një komunitet i lulëzuar dhe plot begati, plot me hekur, miniera argjendi dhe plot burime uji dhe druri. Gjithashtu ishte një territor që nuk i përkiste sundimit të Kishës Katolike, dhe banorët nuk paguanin taksa apo detyrime në manastirin e afërt të Verulas – një fakt ky që e zemëronte Kishën.

Kështu që kur zërat për Trasmoz si një parajsë për shtrigat filloi të përhapej përtej kufijve të fshatit, Verula shfrytëzoi mundësinë për të ndëshkuar popullin, duke i kërkuar kryepeshkopit të Tarazonas, qytezës më të madhe aty afër, që të mallkonte të gjithë fshatin. Kjo do të thoshte që ata të mos lejoheshin të rrëfeheshin apo të merrnin sakramentet e shenjta në kishën katolike.

Komuniteti i pasur i Trasmoz, një përzierje hebrenjsh, kristianësh dhe arabësh, nuk u pendua. Mosmarrëveshjet me Veruelan vazhduan për shumë vite, derisa ata vendosën të devijonin rrjedhjen e ujit në fshat në mënyrë që për të, të paguhej tashmë.

p03rgfg1

Kisha nuk e fali kurrë këtë humbje, dhe me lejen e Papa Julius II në vitin 1511 ai këndoi Psalmin 108 të librit të Psalmeve duke i mallkuar. Mallkimi më i rëndë i fesë katolike.

Ata pretendonin se njerëzit e Trasmoz ishin të verbuar nga mallkimi, dhe që kur mallkimi u vu sanksionua nga Papa dhe vetëm një Papë ka fuqinë ta heqë atë. Por asnjë nuk e ka bërë këtë deri më sot.

Vitet që pasuan nuk ishin të lehtë për Trasmoz. Kështjella u dogj në vitin 1520 dhe mbeti e rrënuar për shekuj me radhë. Pasi hebrejtë u dëbuan nga Spanja në shekullin e 15-të, Trasmoz pësoi rënie, nga një popullsi prej 10 mijë banorësh në një popullsi deri në 62 vetë, dhe vetëm gjysma e tyre jetuan aty gjithmonë. Fshati sot nuk ka dyqane apo shkolla. Ka vetëm një lokal. Shumica e shtëpive janë në gjendje të keqe dhe rrugët janë kryesisht bosh.

p03rgfcx

Kthehemi në kështjellë, dhe Ruiz më çon në një kat të mëposhtëm ku ndodhet një shtëpi si muze i vogël koleksion objektesh magjike, si ndonjë fshese, kryqe të zeza apo kazanë. Aty dalim përpara një sculpture hekuri të një gruaje. “Kjo është Tia Casca, shtriga e fundit që është vrarë në Trasmoz në vitin 1860”, shpjegon Ruiz. “Një epidemi vdekjeprurëse ra në fshat dhe nuk u mor vesh se si erdhi, apo të gjendej ndonjë kurë për të. Kështu që ja ngjitën fajin Tia Casca-s, pasi për atë mendonin se ishte e çuditshme. Atë e hodhën në një pus të thellë”.

Tia Caca mund të jetë magjistarja e fundit që është vrarë në Trasmoz, por tradita e magjisë duket se është ende gjallë në këtë fshat të Spanjës. Çdo qershor, gjatë festivalit Feria de Brujeria, një dyqan shet kremra të bëra nga bimë haluçinogjene që rriten në malin e Moncayo-s.

Gjithashtu një person zgjidhet si Shtriga e Vitit. Ruiz, që ka jetuar përgjithmonë në Trasmoz, është magjistarja e vitit këtë herë.

Trasmoz and Moncayo at dawn

“Çfarë duhet të bësh që të kualifikohesh si Shtriga e Vitit” – pyeta unë. “Natyrisht duhet të jesh në dijeni të bimëve mjekësore,” tha ajo, “por ajo që është më e rëndësishme duhet të jesh e lidhur me historinë e gjërave të lidhura me Tramsoz”.

E ndërsa po errësohej dhe dielli po zhdukej pas kodrave, unë vendosa të largohesha rrënojat e kështjellës me një shishe të vogël erëzash bimore në dorë  dhe me pamjen e maleve të duket sikur në këtë fshat ka vërtet magji.

E sipas traditës, sapo kalova fshatin hodha pas shpatullave të mia kripë dhe oriz që i kisha marrë me vete në një qese…(javanews.al / a.r)

Next Post

Tabaku: Nuk ka arsye pse të sulmohet programi i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit!

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In