• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frrok Çupi: Jetmir Olldashin e keqpërdori mafia dhe PD-ja. Si mund ta besojmë PD-në me këto manipulime?

by Java News
01/06/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi ka bërë një shkrim për gazetarinë, duke u bazuar tek denoncimi i Jetmir Olldashit, për video-përgjimin ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm. Ai thotë se Olldashi është keqpërdorur nga mafia dhe PD.

Shkrimi

“Tani kemi në fushë tre gazetarë: Dy prej tyre të përdorur me vullnet prej makinës kriminale të politikës dhe një tjetër, i goditur prej politikës në vendin e tij të gabuar.
I treti është kryeredaktori i gazetës RD-së në Tiranë, gazeta e parë opozitare kundër diktaturës komuniste. Ky u godit nga dhuna në një protestë politike që dizajnoi Partia Demokratike (në opozitë), kundër qeverisë – me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Teksa gazetari ndodhej në mes të turmave protestuese, u godit keq dhe u mbyt në gjak, aq sa mund të kishte vdekur në vend…

Ndërsa, dy gazetarët e tjerë janë si dy siamezë: Njëri – shqiptar në Tiranë dhe tjetri – Rus në Kiev të Ukrainës. Të dy u vunë në shërbim të makinës së rëndë të shtetit, madje në pikën më “të turpshme” që quhet “spiunllëk”. Të dy jetojnë dhe deri tani nuk kanë asnjë rrezik për jetën, por të dy “nuk jetojnë më” profesionalisht. Nuk jeton motivi i jetës së tyre, për të mbledhur dhe përhapur të vërtetën.

Në Shqipëri, një gazetar i ri, Jetmir Olldashi, kreu përgjime mes mafies së drogës dhe u keqpërdor në dy anët: Sa nga mafia aq edhe nga politika… Ndërsa i dyti është gazetari rus, Arkady Babckenko, 41 vjeç, reporter disident përballë Putinit të Rusisë dhe i strehuar në Kiev të Ukrainës”, shkruan Çupi për AFP.al.

“Zotin Babchenko e shpalli shteti të vrarë në 29 maj, madje publikoi edhe një fotografi të Babchenkos shtrirë përtokë dhe mbytur në gjak. Shteti vuri edhe lajmërimet e vdekjes në shtyllat e rrugës…, komuniteti i gazetarëve vendosi edhe tufa lulesh e qirinj në vendin ku u tha se u vra gazetari Arkady. Gruaja e tij “qante” me dënesë për burrin e vrarë. Të gjitha i pranoi vetë gazetari… Brenda 24 orësh, gazetari “i vdekur” u shfaq në një konferencë për mediat, i renditur mes shefit të lartë të ushtrisë dhe shefit të shërbimit sekret shtetëror. Pas pak bëri edhe një fotografi me presidentin e Ukrainës, Petroshenkon. Të gjithë u shfaqen triumfalë – duke shkaktuar tërmet në botën e informacionit dhe të njerëzisë normale se si një gazetar, pasi është vrarë e varrosur (me vullnet), shfaqet i gjallë në gjirin e mekanizmit të dhunës shtetërore.

Kjo ishte. Thuajse njësoj si në Tiranë ku një gazetar i panjohur, por që thonë se ishte militant i nxehtë i njërës parti (PD), kishte spiunuar bisedën e dy trafikantëve të drogës, dhe përgjimin e solli triumfalisht në Partinë Demokratike, duke bërë edhe një foto mes liderëve të PD-së. Që atë moment, gazetari mund të shpallet “i pa jetë” në kuptimin profesional; edhe pse jeton shëndosh e mirë.

Të dy gazetarët, njësoj, shkaktuan jo akte profesionale informacioni, por provokime shtetërore. Në Tiranë, mbi bazën e videos së përgjimit të gazetarit, u ngrit një stuhi proteste opozitare, që sipas vetë opozitës “gati dogji institucionet e shtetit”. Ndërsa në Rusi, menjëherë pasi Ukraina ka vrarë gazetarin rus, Kremlini ka ngritur alarmin e “provokacionit shtetëror” me vrasjen e gazetarit. Një provokim pas krizës së aneksimit të Krimesë, e shkaktuar nga një gazetar, nuk i përket botës së informacionit dhe gazetarisë.

Në Tiranë dhe në Kiev, njësoj, gazetrët pranuan të përdoren nga shteti për të fshehur dobësitë e veta para njeriut. Në Kiev shteti deklaroi se “e vramë Arkady” me qëllim që ta fshehim nga një i paguar prej Rusisë për ta vrarë. Shumë e rëndë për shtetin. Të gjithë qytetarët që rrezikohen nga vrasjet, sipas këtij njoftimi, duhet të “vriten” për t’u shpëtuar nga shteti. A nuk i ka mbetur rrugë tjetër shtetit për të mbrojtur jetën e shtetasve të tij, që është detyra themelore e tij? Në instalimin e këtij lloji shteti makabër, ndihmoi gazetari. Edhe në Tiranë, gazetari Olldashi fshehu paaftësinë e partisë opozitare për të bërë opozitë të hapur dhe instaloi standardin e “gazetarit spiun” si “ndihmës i parties”, vijon ai.

“Si mund të besohet më deklarata e Partisë Demokratike në Shqipëri, edhe po të vijë në pushtet, pasi ngriti një stuhi të tërë në vend të bazuar mbi përgjimin e blerë të një gazetari?…

“Vdekja” e gazetarit mund të shkaktojë vdekjen e vetë besimit te shteti…

Ndërsa gazetari i tretë, Blendi Kasmi, kryeredaktor i gazetës RD e Partisë Demokratike, mund të quhet viktimë edhe e dy gazetarëve të parë. Të dy të parët krijuan turbullirën e raportit të individit me të vërtetën dhe të vërtetës me shtetin…

Në protestën e ngritur në Tiranë, pas përgjimit politik të gazetarit, gazetari Kasmi u qëllua gati për vdekje. Tani makina e shtetit nuk pranon se është autore, por kjo nuk besohet. Edhe makina e Partisë Demokratike deklaron se “nuk e kanë qëlluar protestuesit” nga brenda, por edhe kjo deklaratëështë e pabesueshme…”, e mbyll shkrimin e tij, Frrok Çupi

ma.me

Next Post
“I djeguri” i parë i Vettingut, kush është Fatos Lulo, vendimet më të përfolura të tij

S'justifikoi dot 480 mijë USD, ish-gjyqtari i Kushtetueses apelon vendimin për shkarkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In