• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frikë për sulm terrorist/ Muxhahedinët e MEK në kampin Ashraf: Kërcënimet e regjimit iranian s’janë gjë e re! Samiti do të bëhet

by Java News
22/07/2022 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muxhahedinët e MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, e konsiderojnë jo diçka të re rrezikun për një sulm terrorist që ambasada e SHBA paralajmëroi dje se mund të bëhej në një aktivitet që zhvillohet atje sot dhe nesër. Në një reagim për Report Tv, ata shprehen se kërcënimet nuk janë të reja, dhe se konferenca do të mbahet, me mijëra njerëz që do të marrin pjesë edhe online.

“Fashizmi fetar që sundon Iranin në 40 vitet e fundit nuk ka reshtur së bëri çdo kundër muxhahidëve, nga masakra e të burgosurve te terrorizmi dhe vrasjet e njëpasnjëshme. Shpërthimi i vitit 2018 në Villepinte nga diplomatët në shërbim është një shembull. Prandaj, kërcënimet e regjimit fetar nuk janë të reja për ne. Të gjithë janë informuar për kërcënimin e paralajmëruar nga ambasada amerikane. Vitin e kaluar morën pjesë online 50 mijë pikë nga 105 vende. Këtë vit kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë online dhe konferenca do të mbahet gjithsesi”, thuhet në reagimin e zyrtarëve të kampit Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme ambasada e SHBA paralajmëroi përmes një njoftimi se ka një kërcënim për një sulm të mundshëm terrorist në një aktivitet që zhvillohet në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manëz të Durrësit. Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Lajmi u konfirmua nga burime për Report Tv nga antiterrori, që bënë me dije se janë mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz. Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri. Mesazhet për sulm terrorist janë kapur 10 ditë më parë nga shërbimet partnere dhe ja kanë përcjellë Shqipërisë, pra konsiderohet real.

Policia ka shtuar patrullimet përreth kampit dhe pikat kufitare për çdo person që futet në Shqipëri. Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Kush janë Muxhahedinët iranian në Shqipëri?

Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK (Muxhahedinët) është një organizatë që ekziston në kufijtë e politikës iraniane për dekada të tëra. Ata kanë një mbështetje të fortë nga figura të shquara amerikane në vijimësi.

Organizata e filloi aktivitetin e saj në mesin e viteve 1960, duke kundërshtuar Shahin e Iranit shumë jopopullor, të mbështetur nga SHBA. Por MEK shpejt erdhi për të refuzuar regjimin teokratik që e zëvendësoi atë pas revolucionit të vitit 1979. Nga mesi i viteve 1980 grupi kishte zhvendosur selinë e tij në Irak. Në vitin 2012, SHBA-të larguan MEK-un nga lista e saj terroriste dhe punuan me Kombet e Bashkuara për të gjetur një vend pritës alternative. Një vit më pas, Shqipëria mirëpriti grupin, duke shpresuar të fitojë favor në lidhje me Uashingtonin./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau 8-vjeçarin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Klodian Çalamanin

Abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau 8-vjeçarin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet për Klodian Çalamanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In