• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frikë për hakmarrje pas masakrës në Lushnje, policia masa të reja

by A R
18/10/2017 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjet e të gjithë personave të përfshirë në masakrën e Lushnjës pak ditë më parë. Deri më tani, Policia kishte marrë në mbrojtje vetëm Xhulio Shkurtin me familjen e tij.

Por, për shkak të specifikës së çështjes dhe problematikave që bart kjo ngjarje, që mund të jetë zinxhir i hakmarrjeve të bandës së Aldo Bares, është parë e arsyeshme të merren në mbrojtje edhe protagonistët e tjerë të kësaj ngjarjeje.

Kështu, sipas të dhënave të Policisë, për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme mes palëve do të merren në mbrojtje familja e autorëve të dyshuar, familjet e dy viktimave, si dhe të të plagosurve.

“Do të kemi në ruajtje çdo lëvizje të familjarëve me qëllim shmangien e ndonjë hakmarrjeje tjetër të mundshme”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Të njëjtat burime pohojnë se edhe familjet e autorëve të dyshuar të këtij atentati ndihen të pasigurt. Edhe pse deri më tani nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga ta për mbrojtje, duke gjykuar shkallën e lartë të rrezikut, blutë kanë vendosur të qëndrojnë afër familjeve të Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit.

Ngjarja e bujshme në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagosën dy të tjerë, është kthyer tanimë në çështjen më të debatuar edhe brenda radhëve të Policisë së këtij rrethi. Burime konfidenciale tregojnë se në Lushnjë, pas akuzës nga opinion publik ndaj policisë për mosveprim, këta të fundit kanë rritur presionin ndaj “të vegjëlve” të tyre.

Policë të rendit dhe inspektorë të zonave kanë marrë detyra në ditët e fundit për të vlerësuar çdo informacion në rrugë operative dhe për të raportuar tek eprorët e tyre. Dy ditë më parë, banorët akuzuan policinë për mosveprim. Ata theksuan se gjeografia e qytetit të Lushnjës është shumë e vogël.

“Tri rrugë ka Lushnja. Këtu qytetarët e njohin njëri-tjetrin. Policia është inekzistente përballë krimit, ndryshe do t’i kishte kapur ata që ishin në kërkim dhe bridhnin lirshëm dhe të armatosur nëpër rrugë”, theksuan qytetarë të Lushnjës.

Ngjarja e ditëve të fundit ka irrituar shumë prej tyre, duke u rikthyer në memorie vitet e përgjakshme të 97-s, ku bandat bënë kërdinë duke ekzekutuar njëra-tjetrën deri edhe me shëtitje të kokës së prerë të kufomës në mes të qytetit./Panorama/a.m.

Next Post
Më 22 nëntor vendimi për të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq

Më 22 nëntor vendimi për të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

January 8, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

January 8, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë

January 8, 2026
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

January 8, 2026
Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

January 8, 2026
Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In