• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frikë nga Vettingu? Në një muaj dolën në pension 14 gjyqtarë dhe prokurorë

by A R
02/04/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, në drejtësinë shqiptare ka nisur një valë e re largimesh nga sistemi. Arsyeja e deklaruar e largimeve është mbushja e moshës për pension. Por, nëse më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka votuar në shumë raste për shtyrjen e daljes në pension të gjyqtarëve, sigurisht me vullnetin e tyre, javët e fundit, gjyqtarët po dalin me nxitim në pension.

Madje, për shkak të subjekteve të shumtë, të cilët po nxitojnë për të dalë në pension, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, me vendimin nr. 16, datë 26.02.2019, ka vendosur të ngrejë një trupë të posaçme gjykuese, të përbërë nga komisionerët Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja, për të deklaruar ndërprerjen e Vetingut për secilin rast.

Në harkun kohor të një jave, konkretisht nga data 21.03.2019-28.03.2019, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e Vetingut për 10 gjyqtarë dhe dy prokurorë, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në datën 28 shkurt të këtij viti, ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të dy gjyqtarëve, një nga të cilët ishte kryetar i Gjykatës së Dibrës. Pra, nga fundi i muajt shkurt deri në fund të muajit mars, kanë dalë në pension 14 subjekte, shkruan Shqiptarja.com

Pasojat

Kjo lëvizje, sigurisht e bazuar në ligje, thellon më tej krizën e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë dhe pamundësinë për të emëruar prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, të paktën brenda pesë viteve të ardhshme. Neni 35 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon që kandidati për t’u emëruar gjyqtar apo prokuror duhet të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, në formimin fillestar, me të paktën 70 për qind të pikëve maksimale të mundshme. Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë trevjeçare. Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë caktuar një numër të kufizuar kandidatësh, të cilët do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për t’u bërë më pas gjyqtarë dhe prokurorë, edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës.

Vala e re

Një vit pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë nga organet e Vetingut, në drejtësinë shqiptare ka nisur një valë e re largimesh nga sistemi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Pasojat  

Kjo lëvizje, sigurisht e bazuar në ligje, thellon më tej krizën e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë dhe pamundësinë për të emëruar prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, të paktën brenda pesë viteve të ardhshme

Gjyqtarët dhe prokurorët për të cilët ndërpritet Vetingu për shkak të daljes në pension

Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Zamir Poda, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fiqirete Mullaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Qerimi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 27.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Nazmie Pengili, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 27.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Agim Ferizaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 26.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Drita Velia, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 26.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Myriban Mullaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 25.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Granit Qypi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 25.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjinovefa Gaba, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 21.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Fejzo Hysi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 21.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Përparim Hasa, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Ylli Dhimitri, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendim Nr. 39 datë 28.02.2019, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension, të Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendim Nr. 39 datë 28.02.2019 vendim nr. 40 datë 28.02.2019, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension, të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, H. V.

Next Post
Balla: Basha dhe Kryemadhi të tronditur nga institucionet e reja të drejtësisë

Programi i furnizimit me ujë në zonat rurale, Balla: Qeveria nuk ka bërë kurrë ndarje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In