• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë nga përndjekja e Erdogan, turqit aplikime masive për azil në Gjermani

by A R
03/04/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enti Federal Gjerman për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) njofton se nga viti 2016 deri në fillim të marsit 2018 në Gjermani  kishin kërkuar azil 288 nënshtetas turq me pasaporta diplomatike dhe 771 me pasaporta “jeshile” (pasaporta shërbimi)

Në këto shifra përfshihen edhe fëmijët e azilkërkuesve, njoftoi BAMF-i. Ndërkaq po sipas BAMF-it në këto shifra nuk përfshihen ushtarët turq që kanë dezertuar, janë arratisur dhe kanë kërkuar azil në Gjermani.

Pas përpjekjes për grusht shteti të korrikut 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pezulloi ose shkarkoi nga detyra rreth 150,000 nëpunës civilë dhe burgosi rreth 50,000 vetë, nën akuzën janë pasues të predikuesit, Fethulah Gülen, të cilin ai e bën edhe përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit.

Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (picture-alliance/dpa/J. Stratenschulte)

Prandaj Ankaraja kërkon kthimin e tyre në Turqi si dhe që Evropa të kthejë gjithashtu azilkërkuesit turq për të cilët dyshohet se janë të lidhur me militantët kurdë.

Rriten kërkesat e shtetasve turq për azil

Numri i turqve që kanë kërkuar azil në Gjermani që nga viti 2016 ka arritur në 15.654 vetë. Vitin e kaluar kërkesë për azil bënë rreth 8,500 qytetarë turq, kurse në vitin 2016 kjo shifër ishte 5,700 vetë. Deri në fund të shkurtit të këtij viti kërkesë për azil kanë bërë më tepër se 1,400 qytetarë turq.

Numri i kërkesave të aprovuara u rrit gjatë vitit 2017 nga tetë në 28 përqind, kurse deri në mars 2018 u rrit me 42 përqind të kërkesave të atyre që kërkojnë qëndrim në Gjermani, tha BAMF-i.

Frikë nga spiunimet

43-vjeçari Murat T, avokat turk që u arratis nga Turqia pasi kishte qenë gjashtë muaj në paraburgimin turk, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se ai dhe e shoqja e shmangin “komunitetin turk, që jeton prej vitesh këtu [në Gjermani], se nuk janë të sigurtë se nëse mund të ndeshemi me dikë që na spiunon tek qeveria [turke].”

Deutschland Bundesamt für Migration und Flüchtlinge in Nürnberg (picture alliance/dpa/Geisler-Fotopress)

Avokati turk tha se supozon se disa nga tre milionë turqit që jetojnë në Gjermani, janë të manipuluar nga mediat turke dhe “ata duket se besojnë çdo fjalë të Erdoganit”. Edhe një sipërmarrëse turke, Selina, 40-vjeç, tha për DPA, se ka frikë nga spiunimi. Sipas saj në Turqi atë dhe familjen e saj e kishin spiunuar disa miq të vjetër të cilët e kishin  denoncuar si mbështetës të Gülenit./DW/a.m.

Next Post
Daçiç çudit sërish: Serbia nuk e do Kosovën në organizatat ndërkombëtare, që ato “të mos politizohen”!!!

Analistët serbë: Kujdes prej “zgjidhjes përfundimtare të problemit të Kosovës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In