• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frikë nga organet e reja? PD ‘harron’ propozimin për heqjen e imunitetit

by A R
21/11/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është tërhequr në heshtje nga propozimi i saj, për heqjen e imunitetit kushtetues të deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Frika e disa eksponentëve të partisë më të madhe në opozitë se, mund të shndërrohen në subjekte të mundshme të veprimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, gjatë muajve në vijim, duket se ka bërë që drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike ta rishikojnë propozimin për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj arrestimit dhe kontrollit të banesës në kushte të barabarta me qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Pas paralajmërimit të shumicës parlamentare për të hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me argumentin e mungesës së provave të mjaftueshme, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të datës 23 tetor, propozoi hartimin e një amendamenti kushtetues për të zhveshur nga imuniteti çdo deputet. Gjatë kësaj mbledhjeje, Basha kërkoi edhe një ngritjen e një grupi pune, me ekspertë ligjorë të opozitës, për hartimin e amendamentit, me të cilin do të sfidonte shumicën në Kuvend.

Teksa kanë kaluar 28 ditë nga kërkesa e Bashës, burime pranë Partisë Demokratike, bënë me dije për Shqiptarja.com se asnjë grup pune nuk po merret me një amendament të tillë, duke konfirmuar edhe tërheqjen nga propozimi. Që gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, u raportua se katër deputetë kundërshtuan propozimin, me argumentin se, heqja e imunitetit mund të përdorej nga kundërshtari politik për të arrestuar përfaqësues të opozitës. Deputetët e mohuan pozicionimin kundra, por gjatë këtyre katër javëve, ekspertët ligjorë të PD dhe figurat me risk të lartë nga një arrestim i mundshëm, duket se e kanë bindur kryetarin e PD që, të paktën përkohësisht, të tërhiqet nga propozimi për heqjen e imunitetit. Tërheqja reflektohet edhe në retorikën politike të opozitës, e cila nuk e artikulon më publikisht çështjen e imunitetit. Frika e opozitës nuk qëndron tek drejtësia aktuale, por tek veprimi i mundshëm i Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme. Pavarësisht fuqisë dhe pavarësisë së organeve të reja antikorrupsion, imuniteti kushtetues do të shërbente si një digë përballë çdo dallge kundër deputetëve të të gjithë krahëve.

Tentativa e parë
Gjatë hartimit të projektit me ndryshime kushtetuese dhe ligjit të SPAK, në kuadër të reformës në drejtësi, pati një përpjekje për të përjashtuar ish-kryeministrat dhe ish-ministrat nga objekti i veprimit të organeve të reja antikorrupsion. Pas presionit në rritje mediatik dhe publik, hartuesit e ndryshuan projektin menjëherë draftin, duke përfshirë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale hetimin dhe dënimin e të gjithë ish-funksionarëve të lartë shtetërorë, pa asnjë kufizim kohor. Politika e Tiranës tha se propozimi i ishte bërë nga ndërkombëtarët, por këta të fundit theksuan se propozimi ishte shkruar nga përfaqësuesit e politikës shqiptare.

Grupi i punës
Grupi i punës me ekspertë ligjorë të Partisë Demokratike po punon për hartimin e disa amendamenteve dhe projektligjeve, por jo për çështjen e imunitetit. Një grup pune i kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj po punon për hartimin e një projektligji, për kriminalizimin e ekspozimit të simboleve të regjimit komunist. Gjithashtu, një grup pune po harton disa propozime për forcimin dhe thellimin e ligjit të dekriminalizimit, përmes miratimit të një Kodi Etik për sjelljen, veprimtarinë, ndalimet dhe konfliktin e interesit për deputetët. PD kërkon përjashtimin nga parlamenti të deputetëve që kanë lidhje me krimin, që kanë lidhje familjare me krimin, deputetët që janë financuar nga paratë e errëta të krimit, deputetët që kanë përfituar fonde publike, ligjvënësit që kanë përfituar kocensione drejtpërdrejt apo nëpërmjet fëmijëve. /Shqiptarja

Next Post
Avokati i Sotës tregon pse do përdoreshin 863 mijë eurot…

Avokati i Sotës tregon pse do përdoreshin 863 mijë eurot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In