• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Frika” nga dëshmorët dhe mësimi nga “Nazistët”

by Ben Andoni
09/11/2019 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ben Andoni

Për një pjesë të madhe të njerëzve, sidomos brezi i ri, paraqitja e posterave të Dëshmorëve në Bulevardin me të njëjtin emër në kryeqytet nuk do të thotë asgjë. Një pjesë teksa kalojnë atypari i shikojnë me kërshëri të pakët, një pjesë më e madhe as nuk e ngrenë kokën, kurse një pjesë që do të duket trendi, arrin edhe i anatemon. Në fakt, bashkëmoshatarët e të rinjve të sotëm, thjesht i kundrojnë nga posterat e varur me fytyra të tretura në përjetësi, e tashmë të fiksuar përmes imazheve grafike. Shumë syresh të vrarë në luftë direkte, të varur, të djegur, ekzekutuar në Mat’hausen etj., të pushkatuar. Jo më kot, ata, mbajnë titullin e lartë të “Heroit të Popullit”. Na kanë bërë krenarë. Qesharake duket përballja e sotme në kushte e terren që nuk i takon atyre. Paçka se çfarë bënë vëllezërit-nën-armë të tyre dhe mënyra sesi e administruan në Socializëm pushtetin që ndërtuan vetë, ata, të pagojët nuk mund të fajësohen për rrugën e zgjedhur por edhe përballjen.

 

Ndërkaq detyra e sotme e atyre që mëtojnë se vlerësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë është e thjeshtë: t’i respektojë heronjtë për sakrificën, kurse brezave t’u tregohet e vërteta për Luftën, rëndësinë e fitores ndaj fashistëve dhe për t’i kundërshtuar me të gjithë zërin ata që duan të shkatërrojnë imazhin e martirëve që mposhtën bishën e zezë.

E turpshme është mënyra sesi përpiqen shumë syresh që Luftën ta kanalizojnë në një përpjekje banale, kurse në rastin më të mirë për ta në Luftë Civile. Një pjesë e dokumentacionit, që tashmë është në dispozicion të gjerë e tregon qartë peshën e Luftës antifashiste , por edhe dritë-hijet e saj. Është i drejtë fakti që historia jonë ka nevojë të shkruhet me një metodikë të re dhe për këtë sërish heronjtë, që na shikojnë nga sipër, nuk dëmtohen. Ashtu si ka ardhur koha, që Shqipëria të vendosë pikat mbi “i”, sa i përket martirëve të saj të L2B dhe njerëzve që kontribuuan realisht. Mbase është vonë, por për një gjë duhet të bindemi: përpjekja për gjigandomani dhe kinse përfshirje në anti-fashizëm na ka dëmtuar shumë, ashtu si po e dëmton njësoj kauzën e të persekutuarve mëtimi për numrat e fryrë, që përbën një të tillë krejt jashtë logjikës së rrethanave.

Por të kthehemi pas, kur tetëdhjetë vjet më parë, filloi Lufta e Dytë Botërore: Gjermania e tërhoqi historinë e Evropës në një drejtim që do të ndryshonte dhe vetë fatin e saj. “Rajhu i Tretë”, pushtoi Poloninë (Çuditërisht nuk merret në konsideratë që Shqipëria u pushtua në muajin Prill të po atij viti), duke e tërhequr në mënyrë efektive tërë botën në luftë. Gjashtë vjet në katër kontinente do të mjaftonin që të armatoseshin rreth 110 milion njerëz për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit dhe deri në fund mbi 60 milion njerëz të kishin vdekur. Mes tyre plot gjashtë milion hebrenj evropianë. Gjermania u mposht, u rrudh (humbën toka), u shkatërruan (iu vranë 9 milionë njerëz) dhe mbi të gjitha u turpërua, sidomos me Holokaustin, një krim të rëndë që nuk falet paçka se edhe në Shqipëri sot ka zëra të mekur që e mohojnë.

Kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff, do të shkruante pak vite më parë se Gjermania  nxori tre mësime të mëdha, që ishin të lidhura me logjikën racionale të kombit dhe që mezi i kuptoi vetëm pas dy Luftërave të Mëdha Botërore. Dhe, kjo ndodhi kur filluan të ngriheshin ekonomikisht, në mënyrë që të kishin përparësi më vonë politikisht. Ajo nxori nga Lufta e Dytë Botërore mësimin e saj të parë bazë: Vendosi para së gjithash të ishte një Gjermani Evropiane. Ajo donte të ishte në partneritet me demokracitë, kërkonte aleatë në Evropë dhe përtej Atlantikut me SH.B.A.-të. Politikisht nuk mund të mbijetonte vetëm. Kurse mësimi i dytë ishte edhe më direkt: Jo më luftë, jo më këtë lloj ferri në tokë. Dhe, me radhë erdhi partneriteti special me NATO-n, që nuk pëlqehej aq shumë nga njerëzit e thjeshtë. Kuptohej. Vazhdimi, Gjermania do kërkohej gjithnjë e më shumë në çdo ndërmarrje ushtarake të Aleancës, por qeveritë vendase duhej të angazhohej shumë që ndërhyrjes gjermane t’i jepnin një lloj justifikimi me tis ndihmës: Jemi thjesht për aktivitet paqeruajtës. Sot, Gjermania është një gjigant ekonomik dhe në rrugën për t’u bërë një aktor politik botëror, gjithashtu – një rol që na step frikëson. Gjermania do të preferonte të ishte një lloj Zvicre, citojmë jo fjalë për fjalë gazetarin e njohur. Megjithatë kohë të tilla kanë kaluar. Ajo që presin aleatët e saj nga Gjermania është udhëheqja politike dhe kontributet e saj por edhe një pamje më modeste. Dhe kjo ka të bëjë me një mësim të tretë të shkëlqyeshëm, referoi ai: Gjermania e ka harruar sjelljen autokratike, ai nuk  është më një tipar i qenësishëm gjerman.

Shembulli gjerman mund të ketë një lloj ndikimi nëse bazohet në tre elementë, pra që vendi ynë t’i kushtohet ekonomisë dhe të punojë me të gjithë forcën për integrimin evropian dhe kjo t’i japë një frymë politikës sonë të së ardhmes. Kuptohet që, ne në asnjë regjim, nuk kemi qenë luftënxitës, kurse me gjermanët paçka atributit të tyre të shpallur në Luftën e Dytë në Shqipëri kemi luftuar. Kushti i dytë bie, por zëvendëson dëshirën tonë për kaos. JO më kaos!

Dhe, e treta, mund dhe duhet të jemi modestë dhe të mos pretendojmë se jemi qendra e Ballkanit dhe të arrijmë e përfshihemi më kokulur në misionin kryesor: Ne jemi pjesë e Evropës dhe duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm se kjo është rruga jonë.

Në kohën kur ishin gjallë, këta heronj, që sot janë përshfaqur si imazhe grafike, Wehrmaht bëri një audit për Shqipërinë dhe të gjitha konstatimet qëndrojnë edhe sot, duke treguar se kohët ndryshojnë, por thelbi i zhvillimit të një vendi mbetet i njëjtë. Gjermania ka ndryshuar rrënjësisht, njësoj dhe Shqipëria, por në ndryshim, Gjermania e ka bërë me kohët, ne e kemi bërë me veten. Këtë nuk mund të kuptojnë shumë nga njerëzit që kujtojnë se fajet për prapambetjen tonë i kanë ata. Të pagojët, që në këto ditë vjeshte, i lag shiu. Ndoshta po të ishin gjallë shumë prej tyre do të ishin më kritikë dhe ndoshta shumë më të persekutuar se shumë prej kinseve që bërtasin se i bënë rezistencë regjimit komunist apo pinjollëve që mundohen t’i mbrojnë më kot. (Homo Albanicus)

 

Next Post
VIDEO/ Chelsea triumfon ndaj Palace dhe fluturon i dyti!, VAR shpëton Tottenham nga humbja

VIDEO/ Chelsea triumfon ndaj Palace dhe fluturon i dyti!, VAR shpëton Tottenham nga humbja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In