• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fred Çako duhet frenuar!

by Edmond Arizaj
09/09/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Fred Çako mund të jetë i çmendur. Por mund të jetë duke marrë famë e duke shitur librat e tij me konspiracione. Mund të jetë duke krijuar kishën e tij shqiptare të çakizmit. Por mund të jetë duke u përpjekur të hyjë në histori si profet. Asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme deri më sot. Moralin e lëmë mënjanë. S’ka ligj që ndalon çmendurinë, e as ligj që ndalon profetizimin. Pra Çako mund t’ja fusi p… sa të dojë, lidhur me parashikimet e tij apokaliptike. Pooooor:
1) Unë rastisa e dëgjova diku pak para se të shkonte ora 18.00 në një TV kombëtar, teksa bënte thirrje për mosvaksinim dhe paralajmëronte vdekje të njerëzve nëse vaksinohen!
2. Unë e dëgjova teksa i drejtohej indirekt mjekut Ilir Alimehmeti i pranishëm nëpërmjet skype, “Nese është burrë…” dhe në vazhdim “mjekët nuk flasin se u heqin bluzat e bardha”.
3. Unë e dëgjova në ato pesë minuta, teksa bënte thirrje, frikësonte, panikoste, kërcënonte, vinte baste për numrin e të vdekurve dhe arkivolëve deri në Prillin e ardhshëm (dhe drejtuesja e emisionit që ishte gati të pranonte bastin, a thua do te turpërohej Çako po mos t’i dalë fjala, e sikur po flisnin për kumbulla e jo për të vdekur!)
Pyetja ime është e thjeshtë: A ka njeri, organ ligjor, kod etikë që mund ta ndalë këtë njeri dhe zezonat që ndjell, pa asnjë fakt, pa asnjë burim, pa asnjë studim? Si gjithë “profetët” e Botës ai mund të ketë dritaret e tij në rrjete sociale, dhe rrallë ndonjë dalje tip Çani. Daljet e tij dhe ftesat e papushimta në media kombëtare e bëjnë qesharake “të drejtën e fjalës” dhe përpara të drejtës së shikueshmërisë e klikimeve, interesi i publikut duket po aq qesharak kur përmendet rëndom.
Pyes sërish: Mjekun e respektuar (për mua) kush e mbron? Sepse ai pati një sulm verbal krejt të pavend, që më pas nis e përhapet nga “dishepujt” e Çakos në rrjetet sociale dhe mjekun e kthejnë shpejt në objekt të gurëve teknologjikë.
Pyes në fund, më shumë veten: Nuk e kuptojnë këta që bëjnë emisione interesante me profetë, që vala e budallallëkut mund t’i marrë edhe ata para si pa kuptuar?

Next Post
FOTO/ 57-vjeçari tenton të hidhet nga pallati në Tiranë, shpëtohet nga Policia bashkiake

FOTO/ 57-vjeçari tenton të hidhet nga pallati në Tiranë, shpëtohet nga Policia bashkiake

Comments 5

  1. Flm says:
    5 years ago

    Cako burg.
    Ata qe e ftojne Gjoba.

    Reply
  2. ml says:
    5 years ago

    Artkulli Fantastik!

    Reply
  3. Anonymous says:
    5 years ago

    JENI NE GJUME JYVE

    Reply
  4. Lili says:
    5 years ago

    Asgje gje Ka thene si Ka Dale.Tha se do te fitoje Tramp,t’ha se do vritej Kamala Harris ne shkurt 2021

    Reply
  5. Lili says:
    5 years ago

    T’ha se Trampit Montesi do ti jape pafajesi.Tha per vaksinat cudirat qe Mund te behemi zombie

    Reply

Leave a Reply to ml Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In