• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fraza e Marksit kthyer jetike te folkmesjetarët që e dinë PD-në pronë lënë nga babai!

by A R
13/01/2022 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Besi Bekteshi

Në partinë e parë të Berishës, sigurisht si mësime të Markzizmit përmendnin frazën e famshme të Markist që është: Proletarët kur ngrihen në revolucion, nuk kanë asgjë për të humbur përveç zinxhirëve (prangave) të tyre: ata kanë një botë për të fituar. Proletarët e botës bashkohuni! Marksi në fakt shkruante për pikërisht proletarët që nuk kishin kurrfarë prone, as liri dhe as kushte pune. Ishte filozofia që tentote të çlironte botën nga një kapitalizëm i egër dhe gjakpirës sikundër akuzohej dhe ishte pjesërisht në atë kohë kur shkruhej dhe filozofia e tij. Marksi bënte thirrje për Revolucion Proletar. Në 2022-shin ish anëtari i partisë (SB) që kishte në bazë filozofinë e Marksit, por të pa lexuar dhe pa kuptuar, vazhdon të përmëndë revolucionin si mjet që të sjellë “demokracinë” dhe ardhjen në pushtet. Po pra revolucionin!! Sigurisht pa lidhje me të djathtën dhe pa asnjë lidhje me atë që demek përfaqëson një ish sekretar partie komuniste, i cili e quan vetëm në mënyrë folklorike, konservator në bindjet e tij politike. E sigurisht ai e di revolucionin dhunë. Pa as më të voglin dyshim, sepse e ka vërtetuar për 30 vjet rresht. Por sot Berisha nuk është proletar. E Marksi flet për proletarët. Jo për një të pasur si Berisha. Por ky e ka kthyer në jetike, ose të përshtatshme shprehjen e Marksit për sot. Berisha do revolucion, sepse pikërisht do që të humbë zinxhirët ose prangat e tij. Është i qartë se do të vijë dita për “zinxhirët ose prangat” dhe tashmë i duhet ajo fraza me revolucion proletarësh dhe zinxhirësh. Doktorit i vlen shprehja për të marrë në qafë, disa qindra veta pas tij por që në fakt do të humbë ose tju largohet zinxhirëve të drejtësisë. Prandaj nuk njeh demokraci, institucione dhe nuk njeh ligj. Ai e shpall këtë gjë, duke thënë se “jam një revolucionar”! Pastaj se shton “revolucion paqësor”, kjo është thjesht për tu justifikuar kur në prokurori ta akuzojnë se ka nxitur dhunë. Por revolucion të tipit që Berisha kërkon dhe që filozofikisht ka bërë pjesë, nuk ka pa dhunë dhe gjakosje. Jo nuk ka.

Berisha ju ka mësuar pasurve dhe shumë folklorikëve në PD, se si Partia Demokratike dhe selia e saj, janë “shtëpi e tyre”! Prandaj mendojnë se mund të derdhet gjak dhe se mund të vrasësh si me gurë dhe gjëra të tjera si të tjerët dhe njëri tjetrin. Krye folkmesjetari Berisha, PD-në, e di si pronë që ja ka lënë gjyshi dhe baba dhe kështu e dinë dhe “berishkët e tjerë” nëpër televizione idiote që i thërrasin për të bërë pis veshët dhe mendjet e njerzve. Po po me folklorizmat mesjetare që dinë të thonë të tipit “është shtëpia jonë” dhe ne duhet ta mbrojmë atë dhe me gjak dhe jetë. Biles nuk pyesin për shtëpinë e vërtetë ku ju rri familja dhe babai apo fëmijët, përpara shtëpisë e cila është e shoqërisë dhe paguhet nga taksat e të gjithë shqiptarëve dhe nga kuotat e partisë. Berisha i ka mësuar si ata jashtë që sulmojnë dhe një pjesë të vogël të atyre që sot janë brenda saj, se ajo është “Shtëpi e tyre”! Kur në fakt nuk është. Kur thonë “Shtëpi e Lirisë” të vjen për të vjellë kur e bashkon me skenat e turpshme të dhunës. Kur thonë është shtëpia jonë dhe e sulmojnë ose thyejnë, të vjen të ulurish për mentalitetin e kullës dhe shpellës së të parit të tyre dhe atyre vetë.

Partia Demokratike është një organizim vullnetar njerëzish dhe nuk është shtëpia as e Berishës as e Nokës dhe as folklorikëve të tjerë. Ajo është kushtetutshmërish e shqiptarëve si e drejtë politike dhe pronë e askujt. Ajo është institucion i shoqërisë shqiptare dhe shtetit shqiptar. Nuk është shtëpi e individëve. Askujt! Është institucion për mesjetarët, nuk duan të trajtojnë një herë të vetme si institucion me vula dhe firma dhe që nuk mund të jetë pronë e askujt individ. Pronë e di Berisha, sepse ( ai mendon) ja ka lënë sipas tij gjyshi i tij dhe babai si kullën, por në të vërtetë çdo gjë aty është e shoqërisë shqiptare, përfshi dhe ndërtesën. Janë taksat e shqiptarëve që ju shpërndahen asaj partie nga shteti që është ajo seli dhe ajo parti merr nga buxheti i shtetit.

Shtëpi e tyre ajo kthehet, kur duan të vrasin dhe rrahin njëri tjetrin. Sepse kështu i ka edukuar mesjetari folklorik Berisha me parime kulle e frëngjish. Për fat të keq, dikush dhe nga kati i dytë këtë mentalitet ka. Mesjetari Berisha ka hyrë brenda saj, por nuk qëndroi, hynë dhe në kat të dytë, por nuk qëndroi, hynë dhe me dhunë në kat të parë me 8 janar, por nuk qëndruan atje për të dhënë se kjo është selia e PD! Jo, deshën të rrahin dhe nxjerrin jashtë ato që janë prej kohësh aty sepse e trajtojnë selinë si pronë të tyre. Ky është dhe mentaliteti Berisha dhe ky është dhe tragjizmi i një partie folklorike akoma mesjetare, në një pjesë të madhe të drejtimit të saj deri dje. E sidomos në kokën më të jashtëzakonshme mesjetare që është Sali Berisha. Ai kështu i ka edukuar dhe ka plot që kështu besojnë se është PD. Sërish do sulmojë po e lanë dhe sërish do të gjakosë me mënyrën e tij të trajtimit të gjësë publike shoqërore dhe institucion, si kundër ka bërë me të gjitha institucionet e shtetit kur i ka sulmuar me armë dhe zjarr dhe me turma e revolucione leniniste e bolshevike.

Sa të ketë frymë ky njeri, këtë gjë ka për të bërë. E dikush ka leverdi që vazhdon ta lejojë ta bëjë këtë marrëzi, që ka tre dekada që zgjat.

Next Post
“Ata janë gjithnjë atje për t’ju dhënë një dorë ndihmë”/ Shenja më e besueshme e horoskopit

Këto shenja Horoskopi nuk do të kenë kurrë shoqëri bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

July 5, 2026
Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

July 5, 2026
“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

July 5, 2026
VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In