• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

by E S
05/07/2026 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ka një vend ku sekondat nuk ecin përpara, por kthehen pas, ai është Prizreni. Çdo verë, sapo rrugët mbushen me automjete dhe targa nga Shqipëria, ky qytet ndalon kohën. Familje, të rinj e turistë të rastësishëm zbresin drejt brigjeve të Lumbardhit. Ata nuk vijnë thjesht për pushime. Vijnë për t’u bërë pjesë e një skene të madhe ku kalendari humb vlerën.

Në Shadërvan, uji i krojeve mban ritmin e bisedave dhe këngëve shqipe. Nën xhamitë shekullore dhe pranë kishave të vjetra, hapat mbi kalldrëm janë të ngadaltë. Çdo cep kthehet në fotografi. Për vizitorët nga Shqipëria, ky nuk është thjesht turizëm. Është një takim natyral me identitetin.

Edhe ushqimi këtu ka shijen e traditës që nuk ndryshon. Nëpër rrugicat e ngushta, aroma e gatimeve vendase fton vizitorët në restorante që mbushen plot në pak minuta. Për disa është hera e parë që zbulojnë historinë e fshehur në mure. Për të tjerë, ky udhëtim është një ritual veror që përsëritet çdo vit.

Por këtë vit, përtej historisë së gurit, Prizreni ka hapur një tjetër dritare në të shkuarën. Qendra e qytetit është kthyer në një muze të hapur automobilistik. Mbi njëqind makina klasike kanë pushtuar Shadërvanin. Karroceri të lustruara, detaje kromi dhe modele që dikur sundonin rrugët e botës, sot qëndrojnë të rreshtuara këtu.

Udhëtimi në kohë bëhet edhe më interesant kur ndalon para dy modeleve Ford të viteve 1923 dhe 1930. Ato thjesht magnetizojnë shikimet e kalimtarëve. Alberti nga Deçani zotëron mjetin më të vjetër në Kosovë dhe tregon se pasioni nuk njeh llogari.

“Ky është marshi që e ka vetëm me tërheqje përpara dhe pas. Nuk e kemi testuar për shpejtësi të madhe, kemi ecur med 30-40 km në orë. Nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje, e kemi lënë ashtu siç ka qenë prodhuar. Edhe ai që e ka mbajtur përpara nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. Nuk ka nevojë sepse është në gjendje të mirë. Ka kushtuar shumë bur po e mbaj sekret, për t’ia bërë qejfin vetes e kam nxjerrë në Deçan e në Prishtinë. Habiten njerëzit kur e shohin, kam qejf të marr edhe makina të tjera, por duke parë e duke bërë. Nuk ndalem dot se është kënaqësi e madhe. Unë kam këtë edhe një Ford tjetër të ardhur nga SHBA.”shprehet Alberti nga Deçani, koleksionist i makinave retro.

Mjete retro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë sjellë me vete dekada nostalgjie. Mes tyre, spikat një Triumph e vitit 1965, e ardhur nga Beogradi, por me një histori që nis shumë më larg.

“Kam ardhur nga Beogradi, Serbi. Kam ardhur këtu 17 herë. Çdo vit kam qenë i pranishëm për këtë aktivitet. Kjo makinë Triumph është e vitit 1965 dhe unë e kam blerë para 20 viteve në Beograd. Por ka ardhur nga Zambia. E sollën disa diplomatë amerikanë që punonin në Zambia. Disa pëlqejnë lojërat, disa të tjerë janë pijedashës, mua më pëlqen kjo. Kam mbledhur disa makina, mbase 10 të tilla. Ky është pasioni im dhe në një farë mënyre puna ime duke shitur pjesë për makinat e vjetra.”tregon Sllobodan Jovanoviç, koleksionist nga Serbia.

Nga kroskotet e thjeshta të viteve ’20, te limuzina luksoze Mercedes 600 që dikur mbante Enver Hoxhën, e deri te shpejtësia e një Porsche të vitit 1974. Çdo mjet tregon një epokë.

“Unë reklamoj makinën Porche të vitit 1974, është nani 2 E, 2.0 benzin, veturë shumë e vjetër, shumë e bukur. E kemi blerë para 2-3 muajve. Unë punoj me makina dhe më pëlqejnë të vjetrat. Kam 3 makina të vjetra por kjo është më e veçanta. E nxjerr vetëm nëpër aktivitete të tilla. Është e rrallë sepse nuk ka shumë modele të tilla, është e prodhuar midis nani 1 dhe nani 2 dhe janë prodhuar gjithsej 2000 mijë të tilla në mbarë botën, rreth 1 200 mund të jenë ende funksionale. Është mirë të merresh por është sport pak i shtrenjtë dhe duhet të jesh merakli që t’i mbash sepse është vështirë për servise.” tregon Ernit Pulaj, një 20-vjeçar i apasionuar pas makinave retro.

Ruajtja e këtyre mjeteve vlerësohet si një kontribut i vyer për trashëgiminë kulturore. Idriz Mushkolaj nga Deçani tregon se ky organizim, që tashmë numëron më shumë se dy dekada e gjysmë traditë, i kalon kufijtë e një ekspozite të thjeshtë.

“Ky është viti i 26, një traditë ku çdo vit vijmë dhe prezantojmë makinat e vjetra historike të Kosovës, po këtu ka mysafirë edhe nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Mali i Zi e nga gjithë rajoni. Vijnë dhe bëjnë prezantimin e makinave historike, makinave të vjetra. Këto makina të vjetra kanë një histori të gjatë. Me këto makina prezantojmë kulturën e shtetit nga vijmë, in këtë rast të Kosovës ku vijnë edhe njerëz nga shtete të ndryshme dhe ne ju tregojmë se si edhe në vitet ‘50-’60 e më herët këto makina kanë qenë në qarkullim në Kosovë. Tashmë neve bëjmë ruajtjen, konservimin edhe mbikëqyrjen e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit.”tregon Idriz Mushkolaj, koleksionit nga Deçani, Kosovë.

Mes modeleve të shumta, vetë Idrizi sjell në Prizren një mjet të veçantë që lidh kujtimet e familjes së tij me një histori të gjatë udhëtimi nga veriu i Evropës.

“Makina ime është Mercedes Ponton i vitit 1958. Është ndër makinat e veçanta në Kosovë, vetëm një e tillë është. Si kjo makinë në vitet ’60 e ka poseduar edhe familja ime.

Mandej pasi nuk e kishim më, kërkova dhe këtë e gjeta në shtetin norvegjez dhe e kam sjellë për ta ruajtur si trashëgimi kulturore të Kosovës. Kjo është në gjendje perfekte, kudo në Evropë mund të shkosh me të. Është makinë shumë e ruajtur edhe atje ku ka qenë. Ka vetëm 50 mijë km përdorim që kur ka dalë nga fabrika dhe mundesh të shkosh ku të duash med të. Mercedes-Benzi i ka disa karakteristika të veçanta, se ky Benz ka qenë në atë kohë i konstruktuar, si me thënë, tipi i Mercedesit më i ri që ekzistonte dhe ka qenë shumë i sigurt në atë kohë por edhe sot. Ka një siguri të veçantë ku e nget”, shprehet koleksionisti.

Ky pasion tashmë ka kapërcyer kufijtë lokalë. Pasionantët e mjeteve retro janë bashkuar në një rrjet të fuqishëm që përfaqëson rajonin edhe në arenën ndërkombëtare, ndonëse organizimi mes vendeve fqinje ndryshon.

“Këto makina i kemi nga klube të ndryshme in Kosovë. Kemi 5 klube të tilla, që janë të regjistruara. Kemi formuar edhe federatën përkatëse në Kosovë. Klubi i Prizrenit është pranuar edhe në federatën botërore për këto lloj makinash. Jemi të obliguar që ne në Kosovë të realizojmë 5 manifestime në vit. Plus neve na kanë thirrur edhe jashtë. Kemi qenë në Shqipëri, në Ballkan, në krejt rajonin, kemi qenë në Turqi, Hungari, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë ku prezantojmë Kosovën. Një mesazh do jepja, ka njerëz që i kanë makinat e vjetra dhe i mbajnë nëpër shtëpi, po kjo nuk është e mjaftueshme. Është sikur të mos ekzistojnë.

Ata njerëz që kanë makina të vjetra e që i mbajnë në shtëpi, i lutem që të dalin t’i ekspozojnë që t’i shohin njerëzit e të kënaqen med këto bukuri të rralla”, thotë një tjetër.

Në këtë muze pa mure, njerëzit nuk shohin thjesht mjete transporti. Ata zbulojnë histori njerëzore dhe gjejnë një atmosferë që thyen çdo paragjykim.

“Ne kemi ardhur së bashku nga Beogradi. Kjo është pjesëmarrja ime e katërt në këtë organizim. Pashë disa zonja duke kënduar të cilave u bëra disa foto të këndshme kur u ngjitëm mbi makina. Të gjithë ishin të buzëqeshur, kohë e bukur! Prizreni është i bukur, qytet shumë i këndshëm dhe ka një atmosferë mikpritëse. Jo si vendet e tjera. Prizreni është i veçantë. Tani jam në pension bur më parë punoja në sektorin e turizmit. Kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë për një agjenci turistike japoneze.

Prandaj e njoh Shqipërinë. Çdo vend është interesant në mënyrën e tij. Duhet të shkosh gjithandej për të parë gjëra të këndshme. Nëse do që të shohësh gjëra të këndshme, të tilla do të gjesh, nëse kërkon problemin, atë do të marrësh mbrapsht. Varet nga ju vetë!” shprehet një koleksionist nga Serbia.

Kështu rrjedhin ditët e verës në Prizren. Mes historisë së gurëve të vjetër, aromës së kuzhinës tradicionale, nostalgjisë së makinave klasike dhe energjisë së festivaleve, qyteti vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të dashura për të gjithë vizitorët.

Prizreni mbetet një udhëkryq që i kalon kufijtë e një udhëtimi të thjeshtë. Një stacion i hapur ku tradita dhe rinia takohen natyrshëm. Një qytet që thyen rregullat e përditshmërisë për të ofruar kujtime që zgjasin.

Next Post
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

“Projekt i sajuar me Chat GPT”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Asnjë ndërtim në Porto Palermo! Ai gji është shpallur monument natyre

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In