• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Francezi që zbuloi padashje pse Berisha e urren Shqipërinë

by Mero Baze
18/04/2025 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Një qytetar francez ka ndalur në rrugë Sali Berishën, duke e konsideruar si një politikan të lumtur që Shqipëria po zhvillohet dhe turizmi ka përparuar, dhe i tregoi me mburrje se ka ardhur tre herë në Shqipëri dhe është shumë i lumtur që BE do ta bëjë Shqipërinë anëtare. Për çudinë e francezit të sinqertë që e do Shqipërinë, Berisha u prish në fytyrë dhe i tregoi se Shqipëria nuk ka shanse për në BE, se nuk plotëson standardet, pa ardhur ai në pushtet.

Ky episod spontan në fushatën e Berishës tregon shumë për kontrastin mes atyre që e prekin suksesin e Shqipërisë pa ndonjë interes politik, siç është një turist francez, dhe një njeriu që e do Shqipërinë në ferr, nëse nuk është ai në pushtet.

Shpeshherë Berisha dhe opozitarë të tjerë janë kritikuar pse në takime ndërkombëtare shajnë Shqipërinë apo nxijnë imazhin e saj. Kritikat në këtë rast janë të diskuteshme, pasi në fund të fundit ata duan të sulmojnë qeverinë shqiptare dhe t’i ulin asaj mbështetjen tek institucionet ndërkombëtare, qoftë edhe duke shpifur.

Edhe pse nuk është shumë etike që për luftën për pushtet të nxish vendin tënd, prapëseprapë ka një lloj arsyetimi politik pervers.

Por të shash Shqipërinë në sytë e një qytetari të huaj që ka ardhur turist në Shqipëri dhe është i gëzuar nga zhvillimi i saj, duke e tmerruar atë, është thjesht një ligësi spontane që vizaton karakterin tënd.

Turisti francez, përveçse nuk ka ndonjë interes politik, nuk ka asgjë në dorë për të ndihmuar Berishën në Francë që të dobësojë qeverinë shqiptare. Ai nuk përfaqëson as Francën, as ndonjë institucion ndërkombëtar që mund t’i prishë punë qeverisë. Ai thjesht është një turist i sinqertë që ka keqkuptimin se një politikan shqiptar, qoftë në pushtet apo në opozitë, duhet t’i gëzohet zhvillimit të Shqipërisë.

Reagimi i Sali Berishës ndaj tij tregon se ai nuk nxin Shqipërinë në botë vetëm për arsye politike, pasi edhe ndaj dikujt që s’ka asnjë interes politik ai e nxin përsëri. Madje ndaj dikujt që vjen, harxhon para në Shqipëri dhe e dashuron Shqipërinë dhe zhvillimin e saj. Kjo tregon që Berisha dashurinë për Shqipërinë e ka me kusht: ai e do Shqipërinë vetëm nëse ajo e pranon që ai ta kalërojë, të jetë në pushtet dhe të identifikohet me të. Ndryshe, është gati të zbojë çdo turist që shetit rrugëve të këtij vendi i gëzuar për Shqipërinë, vetëm se ajo nuk është më “pronë e tij”.

Next Post
Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

Comments 2

  1. leka says:
    2 years ago

    eshte fatkeqesi kombetare me ligesine qe ka

    Reply
  2. Gjeto Muji says:
    2 years ago

    Këtu nuk bëhet fjalë për Sali Berishën, pooooor, për Ramiz Alinë, që dërgoi JAGON-Sali Berishë si KALË TROJE, në rradhët e studentëve të dhjetorit…..për të sabotuar e shkërdhyer këtë popull e këtë vënd, që nëse nuk janë me PPSH duhet të shkaterrohen e mallkohen siç jemi katandisur nga krimineli Sali Berishë që nuk po i hiqet qafe këtijë populli e këtijë vëndi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In