• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Francë- Shqipëri, projekti i përbashkët për shpërbërjen e rrjeteve kriminale mes dy vendeve

by Java News
16/12/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Kapital, të gazetarit Aleksandër Furxhi, në ekranin e Vizion Plus ishte Ministri i Shtetit dhe Ministri i Brendshëm Francez, Gerard Collomb.
20% e kërkesave për azil në Francë janë shqiptar.

Për opinionin publik në Shqipëri nuk është e panjohur se në France, ne tri vitet e fundit, ka pasur një valë të madhe kërkesash për azil nga shtetas shqiptarë. Si është aktualisht kjo çeshtje ?

Sapo u emërova Ministër I Brendshëm u takova me kolegun tim shqiptar për ta diskutuar këtë problem. Ishte 20 Korrik I këtij viti dhe ramë dakort se duhet ta shihnim me vëmendje këtë problem sepse kjo situatë përbënte një frenim për udhëtimin e Shqipërisë drejt hyrjes në Europë. Patëm diskutuar në mënyrë mjaft pozitive, patëm vënë në funksionim një mekanizëm që na lejonte së pari, që disa njerëz të mos niseshin nga Shqipëria me synimin për të kekuar strehim në Francë, dhe së dyti kur ne të shpallnim dëbimin e azilkërkuesve të merreshin masa për I pritur ata në Shqipëri.

Sipas disa të dhënave ka aktualisht rreth 7 mijë kërkesa për azil të shqiptarëve në France. Cili është qëndrimi i shtetit francez ndaj tyre ?

Kur shohim nivelin e kërkesave për azil në Francë, vëmë re se 20% e kërkesave janë nga shqiptarë, gjë e cila nuk korespondon me madhësinë e vendit. Po kjo dukuri ka qenë mjaft e përhapur. Në tre vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse 100%. Siç e dini, vizat për Shqipërinë janë hequr që prej një farë kohe tashmë dhe mund të udhëtohet lirshëm drejt Francës. Kjo ka bërë që ka njërëz që vijnë dhe kërkojnë strehim dhe kjo ka përbërë një problem për ne.

Në shtypin francez aty-këtu ka raporte mbi kiminalitetin në Francë me autorë shqiptarë. Flitet për individë trafikantë droge, për grabitës apo për trafik të emigrantëve ilegal. Sa shqetësim është kjo çeshtje për shtetin francez ?

Sot rrjetet kriminale janë ndërkombëtare, mes tyre ka shqiptarë ashtu sikurse ka dhe nga kombësi të tjera. Është e vërtetë që kemi disa rrjetet kriminale të specializuara në trafikun e drogërave. Gjithashtu siç e dini në Shqipëri Qeveria ka bërë një betejë me përhapjen e cannabis sativa, gjithashtu dhe kundër eksportimit të saj drejt Francës. Siç dihet ka pasur dhe trafik të heroinës, kalime transit nga Afganistani. Me duhet të them që bashkëpunimi mes shërbimeve të dy vendeve tona është sot I shkëlqyer dhe do të vazhdojmë ta përforcojmë. Për të shpërbërë edhe më tej këto rrjete. Gjithashtu në dy vitet e fundit ne kemi parë të na rishfaqen dhe disa rrjete të trafikimit të prostitucionit, të vajzave të reja në Francë. Kështu që më duhet të them që është në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe të Francës që ti shkatërrojmë këto rrjete.

Shqipëria dhe shqiptarët presin me padurim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Cili është opinioni i Francës në këtë moment për këtë çeshtje ?

Siç ju kam kam thënë Presidentit dhe Kryeministrit si dhe kolegut, Ministrit të Brendshëm, e kuptoj se si dhe pse është kaq e fotë dëshira për të ecur drejt Eurpës. Duhet të përparojmë në këtë drejtim. Siç e dini Presidenti Macron, në fjalimin e tij të mbajtur në Universitetin e Surbonës, kur foli me forcë për ndërtimin e Europës së nesërme, përmendi Ballkanin dhe në mënyrë të veçante Shqipërinë. Pra ne duhet të përparojmë së bashku, por duhet që Shqipëria të bëjë atë që bën sot dhe Franca. Pra reformim I vazhdueshëm I vetvetespër të përparuar. Ju e dini që vitet e fundut të Francë kemi pasur një lloj humbje shprese të njerëzve tek e ardhmja e Europës. Presidenti Macron ishte nga të vetmit kandidat për President që bënte fushatë për Eurponë, në një kohë që të tjerët ishin më së shumti kundër. Pra ne duam që të japim shpresë dhe mendoj që Shqipëria bën pjesë tek kjo shpresë. Nuk duhet që kjo ëndërr e shqiptarëve të bëhet një mirazh, pra që sa më shumë përparojmë aq më shumë kjo ëndërr largohet.

Që pas rënies së regjimit komunist 27-vjet më parë, Shqipëria e ka mbajtur vështrimin të kthyer nga Franca, si një vend i fuqishëm dhe si një nga shtyllat e BE. Por fatkeqësisht lidhjet mes dy vendeve nuk kanë qenë në lartësinë e shpresave të shqiptarëve. Të vjen të mendosh se kjo vjen për shkak se Shqipëria është një vend i vogël, jo i rëndësishëm ekonomikisht e politikisht! Çfarë mendoni për këtë ?

Mendoj se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit përbëjnë një ndjeshmëri të veçante në të gjithë zonën e Mesdheut. Është sit ë thuash vendi ku lëvizin pllakat tektonike. Pra është mirë që kjo lëvizje të jetë në drejtimin e duhur se sa në drejtimin e gabuar dhe mendoj që ne në Francë, do të bëjmë që Shqipëria dhe Ballkani në të ardhmen të luajnë një rol më të madh dhe konstruktiv dhe jo siç pati ndodhur në të shkuarën fatkeqsisht çoi në shtërthimin e luftës në Europë. Pra mendoj që ajo që duam të ndëtojmë të gjithë bashkë është prespektiva e paqes dhe në mënyrë të veçantë prespektivë paqe për brezat e rinj.

ma.me

Next Post
Bëni gati çadrat, nga nesër rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

Publikohet harta e reshjeve në fund javë dhe si do të jetë moti pas të hënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In