• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

France Football, një speciale për Shqipëri-Zvicër

by Java News
04/03/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në atë natë magjike të 11 nëntorit 2015 në lagjet periferike Orelikon të Zyrihut, Bourdonnette të Lozanës, festohej me flamurin kuq e zi njësoj si në rrugët e Tiranës duke valvitur flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Shqipëria kishte mundur 3-0 Armeninë duke u kualifikuar për herë të parë për një garë europiane.

Zhurmat që buçitën atë ditë anembanë Zvicrës ende nuk janë shuar dhe ato priten të bëhen gjithnjë e më të forta në ditët e 11 qershorit në Lens kur Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen me njëra tjetrën. Dhe kjo duket në kërkesën e madhe për bileta që ka në të dyja vendet.

Zvicra A kundër Zvicrës B

Të dyja kommbëtaret janë me gjak të përzierë dhe nganjëherë me zemrën të thyer. Ato i kanë ngritur themelet e tyre mbi lojtarë me dy nënshtetësi, të cilët vijnë nga emigracioni kosovar i viteve 60 dhe më pas nga ai i luftërave në ish-Jugosllavi. Në kualifikimin e arritur në Armeni, Shqipëria numëronte pesë lojtarë me kombësi zviceriane: Aliji, Xhimshiti, Xhaka, Gashi dhe Basha. Në fitoren kundër Portugalisë në shtator 2014, ishin plot tetë lojtarë me kombësi të dyfishtë: Lenjani, Kukeli, Ajeti, Abrashi dhe vëllai tjetër i Bashës (Vullneti).

Nga kjo pasuri që vjen nga Ballkani ka përfituar edhe kombëtarja zvicerane. “Nati” (kështu e thërrasin shkurt kombëtaren zviceranët) ka në përbërje të saj të gjithë strukturën sulmuese të skuadrës që do të paraqitet në Euro 2016. Shaqiri, Xhaka, Berhami, Mehmeti, Xhemaili, Kasami, janë tashmë shtyllat e një skuadre që renditet në vendin e 12 të klasifikimit të FIFA. Skuadra zviceriane është e furnizuar mirë nga diaspora kosovare e cila numëron rreth 170 mijë vetë në një vend me afro 8 milionë banorë. “Kjo do të jetë një ndeshje ku do të përballen Zvicra A kundër Zvicrës B” thotë Pierluigi Tami, trajneri aktual i Grasshopers i cili ka qenë trajneri i shpresave të vendit të tij nga viti 2009 deri në 2015. “Shumica e këtyre futbollistëve kanë marë pjesë me të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës, pastaj vetëm pasi nuk u thirrën nga skuadra jonë ata zgjodhën Shqipërinë”, vazhdon ai. Pra për shumë nga shqiptarët kemi të bëjmë me një zgjedhje nga halli, megjithëse askush nuk e pranon botërisht këtë”.

Por pavarëshisht nga firot, Tami pranon se valët e ndryshme të emigranëve vetëm sa e kanë përmirësuar kombëtaren zviceriane e cila pas mungesash shumë të gjata (28 vjet) rifilloi të marë pjesë ne kompeticionet e mëdhaja botërore dhe europiane.

Kur zëvendësuesit kujtohen për atdheun

Nga vala e emigrantëve që ka edukuar vetë, Zvicra ka humbur disa lojtarë të mëdhej. Kështu Petriç dhe Rakitiç kanë luajtur me shpresat e këtij vendi përpara se të zgjidhnin Kroacinë. Edhe Zdrvko Kuzmanoviç përpara se të zgjidhte Serbinë.

Megjithatë, me një përbërje në ekipet e moshave me 70% të lojtarëve me origjinë të huaj, kombëtarja Zviceriane ka arritur ti mbajë elementët e saj më të mirë. Ata që nuk e kanë të sigurtë se do të jenë pjese e saj, pra zëvendësuesit, pasi lodhen nga pritja, zgjedhin më pas vendin e tyre të dytë, atë të origjinës.

Gjatë dy ndeshjeve të fundit Shqipëri – Zvicër (2012-2013) për kualifikueset e botërorit të Brazilit, më shumë se gjysma e lojtarëve mund të luanin për të dy skuadrat. Në ndeshjen që u zhvillua në Shqipëri, e cila i dha zvicerianëve kualifikimin për në botëror (2-1, ku luajten Xhaka, Berhami, Mehmedi, Xhemaili, Shaqiri,Kasami), sulmuesi i tyre , Xherdan Shaqiri inaguroi një palë këpucë ku dalloheshin tre flamurë, ai i Zvicrës, i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Valon Behrami, sot 30 vjeç, nga Mitrovica, por që ishte vetëm 5 vjeç kur prindrit e tij u larguan nga vendi për tu vendosur në pjesën italiane të konfederatës, ka bërë një tatuazh me shqiponjë në pulpën e djathtë dhe një me flamujtë e Kosovës dhe Zvicrës ne krahun e majtë. “këto simbole më kujtojnë se nga vij” komentonte pak kohë më parë mesfushori i Watford.

“Ka një pjesë nga secili prej këtyre vendeve tek unë. Jam me origjinë Shqipëtare, por Zvicra më ka dhënë gjithçka. Për ta përmbledhur zemra ime është gjysëm shqiptare dhe gjysëm zvicerane, por këmbët, duart dhe trupi im japin gjithçka në fushë për Zvicrën. Ky vend ka një traditë shumë të mirë intergrimi në simbol të të cilit jam shndërruar dhe unë. Ndaj zgjedhja për të lujtur për këtë vend ka qenë logjike. Unë dhe familja ime i detyrohemi shumë asaj”.

Polemika midis zvicerianëve të vërtetë dhe të tjerëve

Zgjedhja e kombëtares së Zvicrës përpos emocioneve është edhe një zgjedhje ekonomike. Sepse të luash me përfaqësuesen Nati, natyrisht që vlen më shumë, megjithëse këtë pak kush e pranon me zë të lartë.

Xhaka dhe Shaqiri janë idhujt e rinisë Zviceriane. Sulmuesi i Stoke City-t është figura e marketingut të lojrave video me futboll dhe ikona e sponsorve të kombëtares së bashku me Granit Xhakën.

“Të gjithë futbollistët që kanë mundësinë e zgjedhjes, vendosin të luajnë për Zvicrën. Duhet të jemi realistë dhe objektivë në këtë pikë” analizon ish futbollisti i kombëtares Walter Fernandez që tani është agjent lojtarësh. “Ndoshta kjo nuk është zgjedhja që u pëlqen prindërve, por kjo është zgjedhja e bijve të tyre. Ata që kanë shkuar me Shqipërinë ose nuk kishin shance me Natin ose nuk kishin durim të prisnin, me përjashtim të një djali si Gashi, i cili kishte shance të luante për ne” thotë ai.

Por pavarësisht nga fati që mund të kishin me Zvicrën duhet pranuar se ngjitja në rang e Shqipërisë i ka dhënë mundësi më shumë edhe lojtarëve të saj. Kështu mjaftoi një ndeshje e shkëlqyer e Ermir Lenjanit në Elbasan kundër Francës që ai të shkonte drejt ligës franceze.

Por tek Zvicra lufta e klaneve po shfaqet. Pas një ndeshjeje (3-0 kundër Estonisë) ku trajneri Petkoviç nuk futi në lojë dy lojtarë me origjinë nga ky vend, mbrojtësi i djathtë i Juventusit Lishtajner i kritikoi zgjedhjet e tij. “Eshtë e rëndësishme të kemi kujdes ndaj figurave me të cilat identifikohemi, kemi mbetur shume pak” tha ai, duke bërë të plasin polemikat mes “zviceranëve të vërtetë” dhe atyre që vijnë nga emigracioni. Kaq u desh që të flitej për klane dhe ato tek kombëtarja zviceriane nuk mungojnë. Përveç shqiptarëve janë edhe grupimet që ndahen në kultura, gjenerata dhe përkatësi gjuhësore të ndryshme.

Next Post

Meta ironizon Berishën: Do lërë mandatin? Mos më detyroni të bëj edhe unë ndonjë hata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In