• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca thirrje diplomatëve: Shmangni udhëtimet në Iran

by Java News
29/08/2018 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca u ka thënë diplomatëve të saj dhe zyrtarëve të ministrisë së jashtme që të shtyjnë për një kohë të pacaktuar të gjitha udhëtimet jo thelbësore në Iran, duke përmendur një komplot me bombë dhe një forcim të qëndrimit të Teheranit ndaj Francës.

Memoja përmend një komplot të fshehtë për të bombarduar një tubim të mbajtur nga një grup opozitar iranian në afërsi të Parisit, ku mori pjesë avokati i Trump, Rudy Giuliani, si një shenjë e qëndrimit më agresiv të Teheranit ndaj Francës.

“Sjellja e autoriteteve iraniane sugjeron një ngurtësim të pozitës së tyre përballë vendit tonë, si dhe ndaj disa prej aleatëve tanë”, shkroi Maurice Gourdault-Montagne, sekretari i përgjithshëm i ministrisë në njoftimin e datës 20 gusht.

“Duke pasur parasysh rreziqet e njohura të sigurisë, të gjithë zyrtarët e departamenteve, qoftë nga selitë apo postet (jashtë shtetit), duhet të shtyjnë deri në një njoftim të mëtejshëm, me përjashtim të punëve urgjente, çdo plan udhëtimi në Iran”, shtoi Gourdault-Montagne.

Ministria e jashtme franceze nuk pranoi të komentonte mbi memorandumin ose të thoshte nëse stafit të ambasadës u ishte kërkuar të riatdhesonin familjet e tyre.

Franca ka qenë një nga avokatët më të fuqishëm të shpëtimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, nga e cila Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tërhoq në muajin maj.

Ekonomia e Iranit është prekur nga perspektiva e ri-vendosjes së sanksioneve të SHBA-së, të cilat ishin hequr nga marrëveshja. Vendet evropiane, duke përfshirë Francën, janë zotuar të përpiqen të zbusin goditjen ekonomike, por nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të bindin firmat e tyre për të sfiduar Uashingtonin dhe për të qëndruar në Iran.

Gjiganti francez i naftës dhe gazit, Total, si dhe prodhuesit e makinave të PSA dhe Renault kanë udhëhequr një eksod të kompanive evropiane nga Irani, të frikësuar nga shtrirja jashtë territoriale e sanksioneve të Uashingtonit.

a.ç

Next Post
Ja kur dalin emrat e fituesve që kanë aplikuar në Universitete, formula e llogaritjes së pikëve

Vendet e lira, shanset për të fituar Universitetin nga maturantët në raundin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In