Vetem pak ore përpara protestes se opozitës, Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, i ka bere apel qytetareve te saj te tregohen te kujdesshëm gjate dites se marte dhe te shmangin zonat ku do zhvillohet protesta.
Ambasada njofton qytetaret e saj se protestuesit demonstrojë kundër qeverisë shqiptare.
Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.
Per kete qellim, Ambasada këshillon te gjithe qytetaret te qëndrojnë sa me larg dhe te ndjekin zhvillimet dhe njoftimet ne media.
Ndërkaq, Ambasada franceze i eshte bashkuar zërave te shumte qe bejne apel per dialog mes Qeverise dhe opozites.
Ne nje aktivitet te zhvilluar ne kuader te Frankofonise, ambasadorja e Francës ne Tirane, Christina Vasak apeloi per dialog
“Demokracia mbështet ne dialogun politik dhe nënkupton dialog mes qeverisë dhe opozitës, kurse parlamenti është vendi natyral i këtij dialogu.
Reformat e guximshme që janë marrë duhen patjetër të vazhdohen, sepse kanë të bëjnë me një realitet konkret dhe ka te beje me besimin që populli shqiptare duhet te ketë ne institucion.”
Me heret edhe seli te tjera diplomatike ne vend kane bere apel per dialog.
/a.meta