• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mos bëjmë sikur kemi President!

by Mero Baze
04/03/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Në gjithë këtë histori të sforcuar për të prodhuar një krizë politikë, gjëja më e shëmtuar e krizës nuk është as akti prej kamikazi, I opozitës dhe as indiferenca e shumicës ndaj këtij akti. Gjëja më e shëmtuar e kësaj krize është fakti që ne bëjmë sikur kemi President dhe biles dëgjojmë, as pa u skuqur dhe as pa u zverdhur, deklarata prej Presidenti.

Sot I përsëriti për të distën herë .

Është një gjë shumë e shëmtuar që në një krizë të rënd politike, të prodhuar me shumë sforco, shumë para dhe shumë interesa mes të tjerash dhe joshqiptare, Presidenti I vendit, të bëj sikur nuk është pjesë e krizës, por mbi palët në këtë krizë.

Thirrja e sotme e Presidentit për të bërë “hapa pas”, pasi ka urdhruar njëherë “hapat para” dhe akoma më keq, shpikja e tij se jemi para një krize kushtetuese, është në fakt fyerja më e madhe që i bëhet shoqërisë gjatë kësaj krize.

E vetmja krizë që po përjeton Shqipëria në këto momente është kriza e opozitës, e cila në pamundësi për tu reformuar dhe për të ndryshuar, po kthehet në kamikaze me shpresë të vrasë ose plagos dhe kundërshtarët.

Ky akt është I dirigjuar nga dy njerëz, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njëri përmes gruas e tjetri përmes dikujt, që e ka vënë të nusuroj në selinë e PD, kanë urdhruar prodhimin e një krize artificiale politike, me axhendë të qartë, duke tentuar të godasin sistemin politik, përmes nxjerrjes së opozitës jashtë këtij sistemi me shpresë se ndalin humbjen e kontrollit mbi drejtësinë dhe pushtetin mbi të.

Unë nuk e di si përfundon kjo krizë për Edi Ramën dhe qeverinë, por di që mbaron kur nga skena të dal Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata janë të parët në rradhën e viktimave që kjo krizë mund të prodhoj. Të tjerët mund të plagosen kur të zhduken këta.

Ky akt, I pashembullt dhe I pangjashëm në asnjë vend tjetër demokratik në botë, nuk ka prodhuar dot deri tani as krizë institucionale, as kushtetuese dhe as sociale.

Krizë institucionale nuk ka pasi nuk ka asnjë institucion që nuk funksionon, por mund të ketë institucione që nuk bëjnë si duhet detyrën, sic është ai I Presidentit.

Krizë kushtetuese ka vetëm në rastet kur institucionet kushtetuese janë të paralizuara dhe nuk funksionojnë për shkak të politikës.

I vetmi rast para së cilës u gjendëm në një krizë kushtetuese, ishte akti I presidentit për të mos dekretuar Ministrin e Brendshëm e më pas Ministrin e  Jashtëm, por dhe ajo krizë u tejkalua “me qetësi dhe dashuri” nga shumica, dhe nuk e akuzoi shkaktarin për shpërdorim detyre. Në fakt ajo krizë duhej zgjidhur me force,  siç  e kërkon Kushtetuta, por u zgjidh me metoda shqiptare.

Krizë tjetër kushtetuese nuk di të kemi.

I vemti pretendim është të kemi krizë sociale. Por e vërteta është se protestat e paguara të opozitës, po prodhojnë dhunë, por jo destabizlim në shoqëri, po injektojnë urrejtje, por nuk po prodhojnë dot përçarje në shoqëri, po prodhojnë huliganizëm, por jo anarki. Shoqëria është e ndarë dhe e distancuar qartazi nga aktet e një pakice të dëshpëruar opozitare.

Biles dëshpërimi I Presidentit dhe opozitës është pikërisht pse nuk po prodhojnë dot krizë sociale, krizë kushtetuese dhe krizë institucionale, dhe meqë nuk e prodhojnë dot, luajnë tango me njëri tjetrin, njëri thotë “hap para” e tjetri “hap pas”.

Në fakt këta I ngjajnë më shumë atyre aktorëve të dështuar, që bëjnë prova në shtëpinë e tyre me gruan para se të dlain në skenë, dhe pastaj aty bëhen qesharak.

Presidenti nuk ka kujt ti bëj thirrje përveç gruas së tij, nëse vërtet do ishte nevoja. Por në këtë rast nuk është as nevoja. Gruaja po bën çfarë I thotë Presidenti, ashtu si ajo nusja tjetër në PD, po bën çfarë I thotë “vjehrri” i shtëpisë. Dhe nëse e kanë seriozisht atë kërkesën që si opozitë po dorëzojnë pushtetin, s’kanë pse ua marrin mandatin ca kukullave në Kuvend, për ta marrë ca kukulla të tjera që presin në rradhë. Pushtet është posti I presidentit. Le ta lëshojnë atë! E di që nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, por së paku na e kursejnë këtë talljen, sikur kemi president që bën thirrje për paqe.

Next Post
Traineri Solari cinik: Stoli i Realit ka pretendentë edhe më shumë se Julia Roberts

Traineri Solari cinik: Stoli i Realit ka pretendentë edhe më shumë se Julia Roberts

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendim i papritur në SHBA, ndalohet qarkullimi ajror për arsye sigurie

Vendim i papritur në SHBA, ndalohet qarkullimi ajror për arsye sigurie

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

November 13, 2026
Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In