Grupi Shteti Islamik (ISIS), që tashmë është vendosur në brigjet libiane, po përparon drejt pjesës së brendshme të vendit me objektiv kapjen e puseve të naftës, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.
“Ata ndodhen në Syrte dhe kanë zgjerruar territorin e tyre në 250 kilometra vijë bregdetare, por po fillojnë të penetrojnë drejt pjesës së brendshme dhe po përpiqen të kenë akses në puset dhe rezervavt e naftës”, tha ai për radion RTL.
ISIS-i ka rreth 2 000 – 3 000 luftëtarë në Libi, ku 1 500 në Syrte, qyteti i lindjes së diktatorit të vrarë, Mouammar Kadhafi, që është 450 kilometra në lindje të Tripolit.
Mes tyre ka luftëtarë libianë që ishin larguar për të luftuar në Siri dhe që janë ktheyr në vendin e tyre, por edhe të huaj të ardhur nga Tunizia, Sudani dhe Jemeni, sipas një studimi të OKB-së.