• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Franca, Deschamps: Gati për trofeun e madh

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

16 vjet më parë në Rotterdam, Didier Deschamps udhëhoqi Francën si kaipten drejt fitimit të kampionatit europian që ishte i dyti në histori për gjelat. Në 10 Korrik të 2016-tës, tashmë si trajner Deschamps do të kërkojë të përsërisë atë sukses të 16 viteve më parë që këtë herë ndoshta do të kishte akoma edhe më shumë vlerë pasi kompeticioni zhvillohet në Francë, dhe finalja luhet në stadiumin legjendar St Denis. Përballë bluve do të jetë Portugalia e Fernando Santos. Franca i ka fituar të 6-ta ndeshjet e fundit direkte mes tyre përfshirë edhe atë të Euro 2000, me gjelat që triumfuan në kohën shtesë ndaj luzitanëve. Por edhe pse statistikat favorizojnë dukshëm vendin organizator të evenimentit, Deschamps i trembet jo pak Portugalisë dhe pret një ndeshje shumë të ndërlikuar.

“Është gjithmonë e vështirë të fitosh tituj ose më saktë të fitosh trofe. Të arrish te suksesi me skuadrën kombëtare është një mision shumë më tepër i ndërlikuar se të fitosh me klubet, sepse me ekipet përfaqësusese trofetë për t’u fituar janë vetëm 2 dhe për ta realizuar dicka të tillë duhet të luash ndaj skuadrave më të mëdha të Botës. Ne jemi gati për finalen ndaj Portugalisë dhe duam të fitojmë. Futbollistët e mi ndihen të privilegjuar që mbrëmjen e të Dielës do të zbresin përpara publikut të tyre në Paris me synimin për të fituar trofeun e kampionit të Europës”.

Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo, janë këtë dy futbollistët ku do të ndalen sytë e shumë tifozëve këtë të Dielë në Stade de France. Deschamps në vijim të konferencës për shtyp foli edhe për këta dy lojtarë të cilët janë dy prej kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë.

“Unë pres shumë nga Griezmann, ai është një lojtar fantastik kështu që edhe në sfidën ndaj Portugalisë do të luajë në pozicionin e tij të preferuar në sulm. Ai është i aftë të bëjë cdo rol por fakti që po luan aty ku dëshiron e bën më efikas përpara portës. Ronaldo? Ne kemi një plan për ta bllokuar atë. Ai është një nga futbollistët më të mirë në Botë dhe duhet të tregohemi të vëmendshëm me Cristianon pasi mund të na hapë shumë probleme”.

Së bashku me trajnerin Deschamps në konferencën për shtyp përpara finales ishin të pranishëm edhe kapiteni i Francës Hugo Lloris dhe mbrojtësi Bacary Sagna. Portieri i gjelave u shfaq shumë i lutmur që do të luajë në një finale europiani me kombëtaren e tij përpara publikut francez. Do të bëjmë gjithcka për të fituar deklaroi Lloris. Ndërkohë Bacary Sagna theksoi se ai shokët e tij në prapavijë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me Cristiano Ronaldon, pasi ai është futbollisti kryesor i Portugalisë.

Next Post

Maqedoni, arrestohen katër shqiptarë të dyshuar për lidhje me ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

July 27, 2026
“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

July 27, 2026
Operacion ndërkombëtar në Atlantik, kapet ngarkesa me 2.6 ton kokainë, në pranga edhe një shqiptar

Operacion ndërkombëtar në Atlantik, kapet ngarkesa me 2.6 ton kokainë, në pranga edhe një shqiptar

July 27, 2026
“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

July 27, 2026
Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

July 27, 2026
Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Protestë e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

July 27, 2026
Sulm me armë zjarri në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Sulm me armë zjarri në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

July 27, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

July 27, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

A ka vërtet Edi Rama kontratë me 800 mijë shqiptarë?

July 27, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh drejtuesit politikë, burime: Mund të ketë një seancë tjetër plenare pasdite

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In