• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

by E B
25/06/2026 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve, biznesmenit Astrit Vladi dhe ish-oficeres së BKH-së Eriona Daupaj, pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’.

Astrit Vladi akuzohet për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si edhe për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gjykata vendosi gjithashtu që çështja t’i kalojë për gjykim themeli një trupi gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, i cili do të përcaktohet përmes shortit. Sipas vendimit të shpallur nga GJKKO, kundër këtij vendimi nuk lejohet ankimim.

Kalimi i çështjes në gjykim nuk përbën vendim për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por nënkupton se gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për shqyrtimin e akuzave në procesin gjyqësor të themelit.

Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshmi, teksa hetimet treguan se nga dyshja në fjalë pati ndërhyrje për të lehtësuar pozitat ligjore të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim favorizimin e shtetasve Alfred Vladi etj.

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim favorizimin e personave për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Disa kohë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, në korrik të vitit 2024, Aurel Zarka, i pandehur për të njëjtën dosje, ku u gjykua veçmas.

Zarka u dënua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështje penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, të hetuar në Tiranë, si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte.

Vendimi për lirimin e Zarkës u mor me arsyetimin se koha e paraburgimit ishte e barabartë me dënimin prej 2 vjetësh e 8 muajsh burgim, të dhënë ndaj këtij të pandehuri nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Dosja penale në ngarkim të Zarkës, ish-oficeres së policisë gjyqësore Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi u dërgua për gjykim në janar të vitit 2025.

Next Post
“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com