• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fqinjë të vështirë: BE dhe Liga Arabe

by Java News
26/02/2019 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ishte premiera e takimit të nivelit të lartë europiano- arab vetëm një teatër pa ndonjë përmbajtje, takim i fjalëve dhe frazave boshe? Në vështrim të parë kështu duket, sepse dokumenti përfundimtar i takimit të parë midis Bashkimit Europian dhe Ligës Arabe nuk përmban vendime konkrete. Por as nuk pritej që të kishte të tilla. Në takimin e parë synimi kryesor ishte vendosja e kontakteve dhe përcaktimi i kuadrit për bisedimet e mëtejshme.

U bënë shumë përpjekje diplomatike në Sharm el Sheih. Por, shenja për zgjidhjen e konflikteve nuk u dukën.

Sidoqoftë, të paktën u diskutuan problemet më urgjente si luftërat civile në Siri dhe në Jemen. Po ashtu u bënë propozime për stabilizimin e Libisë. Por, nuk është punë e BE, ose punë e “Ligës Arabe”, një lidhje shumë e lirshme, që të vënë gjërat në lëvizje. Interesat e grupit të shquar që përbëhet nga mbretër, emirë si dhe potentatë e autokratë që nga Libia e deri në Oman, janë të ndryshme. Palët që ndodhen në luftë nuk përfaqësoheshin të gjithë në Sharm el Sheih. Për zgjidhje të qëndrueshme do të duhej të merrnin pjesë edhe Siria, Rusia, Irani, SHBA dhe TurqiaÄgypten Gipfel EU und Arabische Liga in Sharm El Sheikh Merkel und al-Sisi (Imago/Xinhua/A. Gomaa)

Fuqia dhe çështje fati

Për konfliktin e Sirisë takimi nuk solli përparime. U përsëritën çështjet që njihen. Interesi i europianëve ka të bëjë kryesisht me shuarjen e konfliktit, për të penguar valë të tjera refugjatësh dhe për të mundësuar kthimin në atdhe të refugjatëve sirianë. Kjo do ishte edhe në interes të vetë BE-së, sepse çështja e migracionit i ka përçarë europianët. Shtetet e Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, vendin pritës të takimit bënë të qartë se nuk kanë mendim shumë të mirë për idenë europiane që migrantët të mbahen përgjithnjë në Afrikën e Veriut. Nuk është e vetmja çështje që bën të qartë se dy rajonet fqinjë janë të varur nga njëri tjetri. Kancelarja shkoi madje më tej, duke e quajtur kooperimin “çështje që vendos për fatin” e BE.

Edhe sfidat e mëdha që dalin nga zhvillimet e ndryshme të popullsisë duhen përballuar. Në shtetet arabe shumica e popullsisë është nën moshën 25 vjeçare. Prandaj ekziston nevoja për perspektivë ekonomike, vende pune dhe vende arsimi profesional. Në këto fusha BE mund dhe duhet të bëjë më shumë për të ulur presionin e migracionit nga shtetet arabe në drejtim të Europës. Nga kryetarët e qeverive europiane është kërkuar që partnerët e bisedimeve që i qëndrojnë larg demokracisë, të respektojnë të drejtat e njeriut, por kjo gjë nuk është vendosur si parakusht për bashkëpunimin. Presidenti egjiptian, al-Sisi, i cili e qeveris vendin e vet me dorë të fortë njësoj si pushtetmbajtësit e tjerë në hapësirën arabe, e ka ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje. Kritika e tij ndaj europianëve ishte e panevojshme, po çfarë të presësh nga autokratët që duan të venë si medalje fotografitë nga takimi?Ägypten Gipfel EU und Arabische Liga in Sharm El Sheikh Tusk und al-Sisi (Getty Images/AFP/K. Desouki)

U bënë shumë përpjekje diplomatike në Sharm el Sheik. Por, shenja për zgjidhjen e konflikteve nuk u dukën.

Së bashku në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Al-Sisi kërkoi një qëndrim të përbashkët në konfliktin në Lindjen e Mesme dhe gjeti gatishmëri tek partnerët europianë për këtë. Nga Sharm el Sheih u dha sinjali se BE dhe Liga Arabe janë për “zgjidhjen me dy shtete”, pra paqe për Izraelin dhe një shtet palestinez që duhet krijuar. Ky sinjal i drejtohet Izraelit, SHBA dhe Iranit, vende që për arsye të ndryshme nuk e pranojnë “zgjidhjen me dy shtete” ose mendojnë se i ka kaluar koha.

Në përgjithësi vlen ajo që tha që në fillim të takimit presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, se fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh. Prandaj duhet bashkëpunuar me botën arabe në jug dhe lindje të Mesdheut ose do vazhdohet të jetohet në konflikt, gjë që kërkush nuk e dëshiron.

Prandaj dialogu midis fqinjëve duhet të vazhdojë. Multilaterizmi duhet të jetohet, thotë kancelarja gjermane, edhe nëse ecën ngadalë dhe shkakton dhimbje. Alternativa tjetër do të ishte heshtja pa perspektivë për bashkëpunim. Kjo nuk i shërben kurrkujt. Pra, duhet vazhduar me mundim diplomacia. Mbase arrihet ndonjë zgjidhje. DW/

Next Post
Në janar Shqipërinë e vizituan më pak të huaj për turizëm

Në janar Shqipërinë e vizituan më pak të huaj për turizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In