FOTOT/Gropë gjigande në mes të Nju Jorkut
Një krater i vërtetë është krijuar papritur në lagjen Sunset Park, në Bruklin të Nju Jorkut. Një gropë gjigande ka thithur qindra metra kuadrat asfalt në sytë e kalimtarëve dhe trafikut të rënduar, në udhëkryqin e Avenue 5 dhe Rrugës 64 të metropolit amerikan.
Sipas mediave, shkaku mbetet ende i panjohur dhe policia përjashton humbje të ujit apo gazit, mga tubacionet që kalojnë nën tokë.