Flet Marenglen Kasmi, studiues, historian që ka bërë zbulimin në arkivat e Bundesarchiv në Berlin. Pjesë nga Intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”
Zoti Kasmi, ju keni bërë kërkime të thelluara në arkivin shtetëror të Berlinit. Sa të vlefshëm janë për Shqipërinë materialet shkresore dhe filmi që keni zbuluar aty?
Janë shumë të vlefshme sepse hedhin dritë për anë të panjohur atë atyre 14 muajve që Gjermania Naziste ishte në Shqipëri, dokumente, fotografi e pjesë filmike tregojnë dhe japin shumë detaje mbi këtë periduhë të cilat uanë I kam siguruar dhe jam duke përgatitur botimet e mia.
Si ju ranë në dorë këto pamje filmike dhe fotografi? Dhe si janë filmuar ato?
Unë I kam gjetur në akrivin e shtetëror të Berlinit. Janë kronika javore që operatorët e ushtrisë I filmonin në të gjithë vendet që kishte ushtarakë gjermanë. Ato transmetoheshin më pas për të gjithë ushtrinë në kinema . Këto ajën katër filmime , pra katër kronika që paraqesnin Shqipërinë dhe ushtarakët gjermanë në ato momente. Janë vërtetë një pasuri e madhe sepse tregojnë shumë për atë kohë. Janë pamje nga regjentët dhe qeveria shqiptare. Bën përshtypje prania e Bahri Omarit në ceremoninë e varrimit të regjentit Fuat Dibra. Omari shfaqet me dorën e fashuar sepse ishte plagosur nga njësiti gueril komunist në Vlorë pak ditë më parë në një atentat në të cilin shpëtoi.
Gjermania naziste u fut në Shqipëri më 9 shtator 1943 dhe u largua më 29 nëntor 1944. E para gjë që na vjen në mendje është ai debate që kemi 27 vjet që e bëjmë a ishte pushtim ky që Gjemnai bëri apo ishte teoria tjetyër sipas ët cilit Gjermani kaloi në Shiëpei se I ra rruga?
Është një debat që është ngjallur pas rrëzimit të sistemit komunist. Por unë do të thosha që jashtë termave të dokumenteve në këtë periudhë Gjëermania në të gjitha fronte në kalim ishte. Sepse kishte fillaur tërheqja e përgjithshme. Pra nuk ishte ky termi I duhur nëse ishte kalimtar apo pushtues. E rëndëishme është të theksohet se si u karakterizuan këto 14 muaj. Që ishte një pushtim I mirëfilltë nuk vihet aspak në dyshim sepse nëse I referohemi dokumentacioni ushtarak dhe konkretisht urdhërit numër 1 të divizionit 297 si një nga dy divizionet që morën pjesë në pushtimin e Shqipërisë është shumë qartë që ishte pushtim. Aty shkruhet tekstualisht mes të tjerave… urdhër për pushtimin e trojeve shqiptare. Pra jo vetëm të Shqipërisë. Edhe mënyra e trajtimit të këtij urdhri. Pra nuk ka dyshim që ka qenë pushtim. Këtu bëhetf jalë ëpr pushtimin e të njëjta territoreve që ishin pushtuare dhe nga Italia. Me kapitullimin e Italisë bëhet futja e dy divizioneve gjermane më 9 shtator 1943 në Shqipëri. Për të qenë më të saktë ky është finalizimi I këtij procesi pushtimi sepse Gjermani kishte tre muaj që përgatitje për këtë. Madje që në pranverën e vitit 1943 duket qartë se nga po shkonte makina e luftës. Për të shmangur këtë situatë emergjente ishte imediate të forcohej kjo pjesë e frontit. Sipas aleatëve Shqipëria plotësonte kushtet e mundshme për një zbarkim nëpëmrjet detit Adriatik. Prandja merrte prioritet mbriojtja.
Nga erdhën të dy divizionet gjermane?
Ndërhyjet erdhën nga Kosova dhe Maqedonia. Pra në pjesën veriore dhe juglindore. Gjermanët ishin në prani që në 1941 në Kosovë dhe ishin ëkta që u futën.
Po nga Greqia?
Jo. Në fakt ardhja nga Greqia lidhet ardhja e atij Divizioni më vonë që e lidhim me ngjarjet e Borovës. Por më 9 shtator 1943 dy kollonat krysore që e pushtuan Shqipërinë ishin nga Kosva dhe Maqedonia.
Sa ishte numri I ushtarëve gjermanë që erdhën në Shqipëri në këto 14 muaj?
Në kohën më të mirë në këto 14 muaj janë 36.500 forca gjermane. Këtë numer unë e kam nxjerrë duke parë të gjitha organikat e divizioneve gjermanë plus forcat shtesë. Megjithatë shumë forca kanë dalë më shumë nga Shqipëria se sa kanë hyrë. Në historiografinë tonë deri në 1990 është shkruar se ushtria gjermane futi në Shqipëri deri në 70 mijë forca. Në fakt nuk rezultron kështu. Por duhet të kemi parasysh se gjithmonë kur bëheshin raprezalje kam parasysh operacionin e qershorit dhe të dimrit vinin forca ndihmës nga Janina. Këto janë forca të pallogaritura por ishin forca të shopejta që hyunin dhe dilnuin. Por forca të mirëfillta pushtuese ishin vetëm 36.500.
Sa gjermanë u vranë në keto 14 muaj?
Gjithmonë sipas stastikima dhe dokumenteve dhe me isntitucionin përkatës të të rënëve të luftës në gjermani janë 2400. Të gjithë ushtarakë. Nuk duhet ngatërruar dhe përzjerë me ushtarë gjermanë të rënë në Podgoricë.
Sa ishte numri I ushtarëve gjermanë nga historiografia komuniste?
Ishte dhjetra herë më shumë se kaq. Më shumë se 20 mijë. Një pjesë madje janë ende të paidentifikuar.
Sa është numri I ushtarëve gjermanë të paidentifikuar?
Rreth 600 ushtarakë ende nuk u dihen emrat.
Të gjithë gjermanët e vrarë janë varrosur këtu?
Jo. Kjo është pjesë shumë interesante. Pikë së pari Gjermania nuk I ka tërhequr të vrarët e luftës siç bëri Italia. Madje as të vrarët e Luftës së Parë Botërore e as të vrarët e Luftës së Dytë Botërore. Ka patur tentativa gjatë sistemit komunist për ti tërhequr trupat por kjo nuk është pranuar. Gjermania e ka në politikën e saj që nuk I tërheq të vrarët por kujdeset për ata në vendet ku janë. Nëse familjet kërkonë privatisht kjo është një gjë tjetër. Sepse Gjermania e ka si ligj të saj që nëse I vrari tërhiqet në Gjermani e humbet statusin e të vrarit në luftë.
Pra të 2400 ushtarakët gjermanë të vrarë në Shqipëri janë të gjithë këtu?
Po janë këtu. Një parcelë është te kodrat e Liqenit që është bërë vitet e fundit. Por ënse I referohemi dokumnetacionit gjerman oficeri përkatësin Divizonit 297 një prift nga Vjena profesor me gradë shkencore Alois, është kujdesur që edhe për ceremonitë e varrimit. Rregulli ka qenë ky; Ushtarët varroseshin në qendrat e mëdha të varrimit. Varrezat më të mëdha kanë qenë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Kuçovë, Lushnje, të shëprndarë në qytete kryesore. Aty ku nuk merreshin janë varrosur edhe në male, por rregulli ishte që të varroseshin në qytete. Në Tiranë në fakt kanë qenë dy varreza. E para ka qenë te Varri I Bamit por ajo është shkatërruar kur kjo varrezë u prish dhe u ndërtuan pallate. Dhe parcela e dytë duhet të ketë qenë diku afër varrezave të dëshmorëve të kombit. Aty është varrosur edhe komandanti I Divizionit 297 I cili pësoi në Vlorë një aksident dhe e varrosën në Tiranë. U munduan ta dërgonin në Itali pro ai vdiq në Tiranë. Ka të dhëna dhe fotografi nag ceremonia e varrimit të tij.
A ishin kolaboracionistë qeveritë shqiptare të Rexhep Mitrovicës, Fiqiri Dines dhe Ibrahim Biçakut? Ajo që u quajt në atë kohë afrimi I atyre shqiptarëve me deutsche kultur?
Në pikëmapjen time një qeveri që funksionn mbi bazën e urdhrave të qartë dhe direktivave të qarta me pushtuesin quhet kolaboracioniste. Pra janë qeveri që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë. Por duhet të jemi të saktë në diçka tjetër. Sigurisht që ishin qeveri që komandoheshin nga gjermanët por nga ana tjetër por nuk mund të themi se ishin qeveri që luftonin kundër të gjithë shqiptarëve.
Çfarë pasojash kishin veprimtaria e këtyre qeverive?
Pasojat ishin këto. Për aq kohë sa ushtria gjermane ishte në Shqipëri at synonin me idenë që ne të mundoheshim të merrim maksimunin e mundshëm dhe të pengonin ardhjen e komunistëve në pushtet.
A ishin kolaboracionistë Mehdi Frashëri, Mitrovica dhe Biçaku?
Nuk dua ta nomunoj dhe të përdor termin armik. Pikëpamja ime lidhet me një pyetje; Nëse nuk do kishim patur rezistenë që ndodhi, cilat do të ishin pasojat e Shqipërisë? A do renditeshim ne në krahun fitues? Pra kjo është thelbësore. Dhe si do të ishte trajtuar kjo Shqiëpri kur kishte një qeveri që bashkëpunonte qartë dhe hapur me ushtrinë naziste. Këtu me kujtohet një debat mes regjentit Mehdi Frashëri dhe komandantin Neubacher në një nga debatet eshumta që ata kishin. Gjermani u shpreh pak a shumë kështu: kujtojini atij Frashërit se jemi ne që duam që të ekzistojë Shqipëria dhe nuk mund të na vërë Mehdi Frashëri përpara fakteve të kryera dhe nuk mund të veprojë asnjëherë në kundërshtim me interesat gjermane. Këtë shqipatrët duhet ta kenë gjithnjë parasyh.
Për cfafrë duhet të krenohemi ne shqiptarët që kemi bërë në ato 14 muaj të pushtimit gjerman?
Po duhet të jemi krenar për rezistenca dhe që arritëm ta rreshtojmë Shqipëinë në anën e duhur të forcave që luftuan kundër ushtrisë gjermane. Mund të themi që është nga rastet e pakta që shqiptarët rreshtohen në krahune duhur. . Imagjinoni që Gjermania është mbajtur gjatë këtyre 14 muajve me shoenzximet e qeverisë shqiptare. Ka një shifër tjetër. Gjermania ka konsumuar 16 për qind të nevojave me kronmin shqioptar në këtë periudhë.
Unë kam hasur në kujtime shumë interesante të Eqrem bej Vlorës. Janë kujtimet të një ushtaraku gjerman që flet për një drekë në shtëopinë eEqrem bej Vlorës.
Në shtëpinë ku sot është ambasada e Vatikanit? Sepse ajo shtëpi ka qenë e Eqrem Libohiovës që ia la Eqrem bej Vlorës në vitit 1944 si mik që të banonte aty me familjen meqënëse ishte ministër.
Po besoj se historia ka ndodhur në atë shtëpi. Kujtimet janë shkruar nga një eksponent I lartë I Gjermanisë së pas luftës Rudolf Fogel, i CDU, cili ka qenë oficer I propagandës gjatë Luftës dhe ka një kapitull për Shqipërinë. Janë kujtime të pabotuara dhe nuk janë të njiohura. Ai përmend një episod shumë interesant për Eqrem bej Vlorën. Ndërkohë që ky bashkë me një oficer tjetër gjerman ishin për derejë në shtëpinë e Eqrem bej Vlorës në bodrumin e kësaj shtëpie pra të Eqrem bej Vlorës ishte I fshehur një oficer britanik I ndërlidhjes. Oficeri britanik ishte takuar rastësisht me oficerin gjerman pas luftës së dytë Botërore dhe britaniku I tregoi skenën. Madje edhe faktin që atje në bodrum I kishte shkuar në mendje të dilte, të rrëmbente edhe armët dhe ti vriste të dy gjermanët. Por hoqi dorë nga ky plan. Gjithnjjë sipas kujtimeve të tij, Eqrem bej Vlora luante me të dyja portat.
Kur u çlirua Shqipëria? Më 28, 29 apo më 4 dhjetor I sipas historianit Fischer?
Unë më shumë u besoj historianëve shqiptarë se sa atyre të huaj për historinë e Shqipërisë. Nuk ka dyshim që jemi çliruar më 29 nëntor sepse ka dokumente të ushtrisë gjermane që shkruajnë për këtë çështje. Në raportin e datës 30 dhjetor është shkruar se Shkodrën e lëshuam dje. Pra nuk ka diskutime në këtë aspekt. Vlen për tu përmndur lufta për çlirimin e Tiranës sepse ushtria Gjermane nuk kërkonte shkëputja të forcave e që ishin në Greqi dhe atyre në Shqipëri kështu që edhe pse gjermanët vetë në Tiranë kerkonin të iknin, kjo gjë nuk po bëhej. Ndodhur në këtë situatë mes ushtarëve gjermanë pati shumë problem. U vranë shumë, por edhe u vetëvranë shumë.
Sa ishte numri I ushtarëve gjermanë që vranë veten?
Nga e gjithë shuma e gjermanë e të vrarë mujatë tetor dhe nëntor janë ata që kanë patur viktimat më të mëdha. Kjo ka një atrsye se kjo ka qenë periudha më e keqe e ushtrisë gjermane në Shqipëri. Madje shumica e të varrëve janë në betejën për çlrimin e Tiranës. Ndërsa në muajtë e tjerë gjatë këtyre 14 muajve sipas statistikave kemi dy apo tre ushtarë gjermanë të vrarë, në tetor dhe nëntor 1944 numri rritet shumë. Ka një fakt domethënës më datën 16 nëntor 1944, pra vetëm 24 orë përpara se ushtria gjermanë të largohej nga Tirana, në parcelën e varrezave të ushtarëve gjermanë bëheshin përsëri varrime. Dhe fakti I dytë ëhstë se ka një numër shumë të lartë të ushtarëve gjermanë që kanë vrarë vetën vetëm në këto ditë. Shifra rezulton shumë e lartë.
Sa ushtarë gjermanë kanë vrarë veten?
Kjo statistikë është nxjerrë nga kartela sepse personi që kujdesej për ceremoninë pas vdekjes plotësonte një kartelë me të dhana duke shkruar edhe mënyra e vdekjes. Sipas këtyre kartelave, rezulton se vetëm në dy muaj tetor dhe nëntor 1944 rezulton se kanë vrarë veten mbi 100 ushtaraë gjermanë.
Përse kanë vrarë veten?
Duhet theksuar se në Tiranë nuk ka patur forcë të mirëfilltë ushtarake. Kanë qenë pjesë e logjistikës vendkomanda, spitalet, autoofiçinat, pra repartee të kësaj natyre. Dhe pikërisht kjo kolonë që erdhi nga Maqedonia. I shërbente përforcimit të këtyre forcave, Nuk përballonin dot atë situatë të rëndë. Urdhri ishte tërheqje, partizanët kishin mbërritur shumë afër Tiranës./a.ç