• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miliona euro të kursyera nga “SEPA”, BSH: Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare, në rrugë elektronike

by A R
14/05/2026 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave, SEPA, Shqipëria ka kursyer 70 milionë euro për transfertat ndërkufitare të kryera gjatë kësaj periudhe, falë reduktimit të komisioneve.

“Shifrat nuk janë vetëm premtuese, por janë entuziaste. Ta fillojmë nga kursimi? Kemi kursyer 70 milionë euro. Qytetarët kanë filluar të kryejnë më shumë transferta, kemi 363 mijë transferta, të cilat në total shkojnë në 4.3 miliardë euro. Është qartë një mënyrë që ka inkurajuar transfertat. Është një metodë që ndihmon jo vetëm për të kursyer, por edhe për të “cashless economy”, e cila përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë”, tha Holta Zaçaj, zëvendës guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë

Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare në euro është kryer në rrugë elektronike, falë edhe tarifave më të ulëta që aplikohen në këtë rast.

“Një shifër tjetër që ndoshta vlen të merret në konsideratë është fakti që 68% e transfertave në nisje, pra që nisen nga Shqipëria, janë të kryera online. Pra. Jo vetëm që kemi përdorim dhe është parë utiliteti i faktit që ne jemi anëtarësuar në SEPA, por kemi ehe një rritje të informacionit dhe përdorimit të platformave, që është një shenjë tjetër e digjitalizimit”, shtoi Zaçaj.

Ndërkohë, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë edhe për një orientim të qytetarëve brenda vendit drejt pagesave elektronike, numri i të cilave arriti në 29 për frymë në vitin 2025, duke u trefishuar në raport me vitin 2020.

“67% e transfertave janë kryer me karta, ndërsa 20% e tyre janë kryer në platformat online. Trendi është premtues që qytetarët shqiptarë kanë fiolluar të përdorin të gjithë instrumentet e rinj, siç janë kartat apo platformat online. Sfidë e përhershme mbetet edukimi financiar. Këto shërbime janë aty, mund të jenë të aksesueshme, por mbetet për t’u bërë më shumë për të bërë të njohur që të gjithë të përfitojnë nga digjitalizimi dhe ne të arrijmë të kemi një ekonomi sa më pak të varur nga përdorimi i cash-it dhe informaliteti i saj”, tha Zaçaj.

Shqipëria nisi transaksionet e para në euro përmes SEPA-s më 7 tetor. Përmes SEPA-s, për vlera transaksionesh deri në 100 mijë euro që kryhen në rrugë elektronike, tavani i komisionit nuk mund të jetë më shumë sesa 0.01% e shumës, pra 1-10 euro. Dhe për vlera transaksionesh ndërbankare mbi 100 mijë euro, këto komisione nuk mund të shkojnë më shumë sesa 25 euro.

Next Post
Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com