• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i DASH dhe Komisionit Europian, Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik

by A R
14/05/2026 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën plenare të Kuvendit, ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke i cilësuar si dokumente që konfirmojnë progresin e vendit në fusha të ndryshme, por edhe sfidat që mbeten përpara.

Ai theksoi se raporti i DASH evidenton stabilitetin makroekonomik dhe disiplinën fiskale të vendit.

“Ekonomia shqiptare u rrit me rreth 4% gjatë vitit 2024, e nxitur nga turizmi, investimet dhe politikat makroekonomike të kujdesshme. Inflacioni është rikthyer në nivele të kontrolluara, në 2.2% në vitin 2024, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër tregues domethënës është ulja e borxhit publik nga 75% e PBB-së në vitin 2021 në rreth 55% në vitin 2024,” citoi Malaj.

Ministri shtoi se ky raport evidenton edhe rritjen rekord të investimeve të huaja direkte, që arritën në 1.7 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa stoku total i investimeve të huaja ka shkuar në 16.7 miliardë dollarë. “Këto janë tregues që reflektojnë besimin real të investitorëve ndërkombëtarë tek ekonomia shqiptare,” tha ai.

Megjithatë, Malaj pranoi se raporti evidenton sfida, sidomos në luftën kundër informalitetit dhe pastrimit të parave. Ai solli në vëmendje vlerësimet e organizmave ndërkombëtarë si FATF dhe MONEYVAL. “Shqipëria ka adresuar me sukses të gjitha mungesat strategjike të identifikuara. Që prej vitit 2023 nuk është më në listën gri. Sot vendi ka mbi 95% përputhshmëri me rekomandimet e FATF, çka tregon forcim të kuadrit ligjor dhe institucional,” u shpreh Malaj.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian 2025, ministri theksoi se Shqipëria ka bërë progres në hetimet financiare dhe sekuestrimin e pasurive nga krimi i organizuar. “Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka nivel të mirë përgatitjeje në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Gjithashtu ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet fiskale, madje duke tejkaluar objektivat buxhetorë,” tha ai.

Malaj nënvizoi se Shqipëria ka dorëzuar në kohë Programin e Reformës Ekonomike 2025–2027 dhe ka miratuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, që synon rritjen e eficiencës fiskale pa rritur barrën tatimore. “Një element domethënës është përmirësimi i vlerësimit për Kapitullin 16 ‘Tatimet’, i cili kaloi nga ‘progres i kufizuar’ në ‘njëfarë progresi’. Ky është një vlerësim konkret për punën që kemi bërë në drejtim të modernizimit të administratës fiskale,” theksoi ministri.

Ai solli në vëmendje edhe digjitalizimin e shërbimeve doganore dhe tatimore, duke theksuar se mbi 95% e shërbimeve ofrohen online. “Vetëm në administratën tatimore janë kursyer miliona orë pune për bizneset dhe qytetarët. Në dogana, koha e shqyrtimit të aplikimeve është ulur ndjeshëm,” tha Malaj.

Në përfundim, ministri theksoi se raportet ndërkombëtare duhet të lexohen me objektivitet, duke pranuar jo vetëm rekomandimet, por edhe progresin real të vendit. “Shqipëria është ‘shtëpia’ jonë e përbashkët. Integrimi europian është një objektiv strategjik kombëtar, që i përket çdo qytetari shqiptar dhe çdo force politike. Shqipëria sot është më e fortë ekonomikisht, më e qëndrueshme financiarisht dhe më afër Bashkimit Europian se kurrë më parë,” përfundoi Malaj.

Next Post
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com