• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Zbulohet përmbajtja e librave të kapur në Greqi, programe të pamiratuara nga MAS

by A R
19/11/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ngarkesën me tekste shkollore që MPJ dërgoi në Greqi për shkollat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, ndodheshin gjithsej 1512 libra, abetare, gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi.

Në mesin e tyre ndodheshin rreth 300 tekste, botime të viteve të shkuara, që nuk janë miratuar nga MAS për të qenë pjesë e programit zyrtar në shkollat shqiptare. Kështu, këta libra të mbetura stok janë ndaluar për t’u futur edhe në programet mësimore jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, mësues të shkollës shqipe në Greqi thonë se ka disa vite që MAS e ka ndaluar përdorimin e këtyre librave, pasi me hartat dhe tekstet e tyre promovonin nacionalizmin, por me sa duket një kontigjent prej rreth 300 prej tyre është futur gabimisht në ngarkesën e këtij viti dhe është konstatuar nga doganierët në Kakavijë, të cilët vendosën bllokimin e gjithë librave.

Këta libra, përveç hartës së Shqipërisë së sotme kanë në përmbajtje hartën e trojeve ku kanë banuar dhe banojnë shqiptarë, material që është konsideruar provokativ dhe është bërë shkak që 2 shoferët të akuzohen sipas nenit 141 të Kodit Penal grek për futjen e materialeve propaganduese që mund të dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Shoferët e MPJ Altin Tafa dhe Agim Asllani u dënuan me 30 muaj burg me kusht për 3 vjet, që do të thotë se nëse brenda 3 viteve kryejnë ndonjë vepër penale në Greqi, ata do të vuajnë dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg. Vetë të akuzuarit mungonin në gjyq, por u përfaqësuan nga Konsulli i Shqipërisë në Janinë Sofokli Vasili dhe drejtori i Departamentit Ligjor i Ministrisë së Jashtme.

Pala shqiptare deklaroi në gjyq se sipas Traktatit të Vjenës, dy shoferët mund të gjykohen pa praninë e tyre fizike./a.m.

Next Post
Letra prekëse e studentes që sulmoi Nikollën: “Babai po më vdes në burg”

Letra prekëse e studentes që sulmoi Nikollën: “Babai po më vdes në burg”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In