• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra prekëse e studentes që sulmoi Nikollën: “Babai po më vdes në burg”

by Java News
19/11/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa dy ditë më parë u bë e njohur pasi i derdhi shishen me salcë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, tani është publikuar një letër të cilën Mirela Ruko ia kishte dërguar faqes Jeta osh Qef. Në mesazhin e saj të dërguar para katër muajsh studentja ankohej për gjëndjen e të atit të saj në burgun e Fierit.

Sipas letrës së Mirelës, babai i saj ishte dënuar se kishte kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Por përveç kësaj, Mirela më tej shkruan se “edhe në burg nuk bëhen punët pa mik. Babain e kam në gjendje jo të mirë shëndetësore, por nëse nuk ke mik drejtorin edhe mund të vdesësh”.

Letra e plotë e Mirelës

“Përshëndetje JOQ. Po ju shkruaj pasi dua të tregoj që edhe brenda në burg, të gjitha punët bëhen me mik. Babai im është dënuar 3 vjet e 4 muaj për kalim kufiri të paligjshëm, pavarësisht se ai është kapur brenda territorit shqiptar. Përveç kësaj pjese ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku ka nevojë për vizita të vazhdueshme shëndetësore. Kemi kontaktuar me qendrën e Elsingut që merret me të tilla çështje dhe për fatin e mirë një periudhë kohe na ndihmuan kur ishte në burgun e Shën Kollit, por sapo u transferua në burgun e Fierit gjithçka ndryshoi.
Ne nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk mund t’ia sigurojmë të gjitha ilaçet, megjithatë jemi përpjekur t’i blejmë ato më të domosdoshmet, gjë që pjesën tjetër mund t’ia sigurojë urgjenca që ndodhet brenda në burg por jo, nëse ti s’e ke mik drejtorin atëherë ti bej ç’të duash. Mund edhe të vdesësh. Gjendja e tij s’ka qenë mirë kohët e fundit dhe ai ka kërkuar ndihmë për ta vizituar në spital, por përgjigja ka qenë e prerë që jo. Pasi në spital shkojnë veç ata që korruptojnë shefin e burgut dhe policët. Dua tu bëj thirrje organeve përkatëse të bëjnë kontroll në këtë burg pasi jo vetëm ka korrupsion, por po rrezikohen edhe jetë njerëzish.”

Next Post
Studimi/ Ja pse femrat e gjata plaken më shpejt

Studimi/ Ja pse femrat e gjata plaken më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In