Arkeologët egjiptianë dhe gjermanë kanë zbuluar një statujë tetë metra të lartë zhytur nën ujë. Sipas tyre, kjo do të jetë ndërtuar në nder të faraonit të famshëm Ramses II, i cili sundoi Egjiptin para më shumë se 3 000 vjetësh (1279-1213 p.e.s.). Zbulimi, i konsideruar nga Departamenti i antikitetit egjiptian si “një nga më të mëdhenjtë në histori”, u bë në afërsi të rrënojave të tempullit të Ramsesit II në qytetin e lashtë të Heliopolisit. Deri tani, arkeologët kanë zbuluar bustin dhe pjesën e kokës. /ma.me