Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka qenë dje në Shishtavec bashkë me homologun e saj austriak, për të promovuar këtë zonë turistike.
“Verilindja e Shqipërisë ofron mundësi befasuese për zhvillimin e turizmit.
Dje, ambasadorja e BE-së Vlahutin dhe ambasadori Austriak Sattler eksploruan Shishtavecin dhe rrethinat e tij.
Në Gurin e Mëngjesit, shpate të bardhë të paprekur mund të shndërrohen lehtësisht në vendpushime të suksesshme për aktivitete dimërore.
Për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm turistik, BE-ja ka investuar në rrugën ndërmjet Shishtavecit dhe Kosovës, e cila do të rrisë lëvizshmërinë në zonën ndërkufitare.
BE-ja ka investuar edhe në rehabilitimin e vetë Shishtavecit, duke rindërtuar rrugët me pllaka guri natyror – duke përmirësuar aftësinë atraktive turistike të fshatit dhe jetën e përditshme të banorëve të tij”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Tiranë, që ka postuar votot e mëposhtme/a.ç



















