Disa anëtarë të ushtrisë dhe komuniteti ligjzbatues në Amerikë ka vënë re diçka të pazakontë te një nga truprojat e Donald Trump gjatë inaugurimit historik.
Një prej agjentët që shoqëronte presidentin është parë gjatë gjithë kohës që njërën prej duarve e kishte në një pozicion të ngrirë.
Pas shqyrtimit të detajuar të videove dhe imazheve, ekspertët ushtarakë kanë konkluduar se dora e tij ka qëndruar në atë pozicion për disa orë. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ky ishte një truk, pasi nën pallto ai mbante një armë në pozitë të gatshme për të qëlluar nëse do të paraqitej ndonjë rrezik.