Një aksident ka ndodhur në qendër të Tiranës gjatë paradites por fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz. Një motor është pëprlasur nga një automjet dhe për pasojë drejtuesi i saj ka pësuar dëmtime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ushtari i Panjohur”. Paraprakisht raportohet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën papritur veturës, duke shkaktuar aksidentin.
Fotot e mëposhtme janë dërguar në redaksinë e JavaNews nga një dëshmitar në vendngjarje./a.m.