• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucion në transportin urban, Veliaj: Autobusë elektrikë në Tiranë

by Java News
22/09/2017 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Taksia elektrike sot është një mundësi alternative reale në Tirane, me ndotje mjedisore zero dhe kosto ekonomike shumë të ulët. Me rastin e  “Ditës pa makina”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në prezantimin e flotës së parë të taksive elektrike në kryeqytet, si dhe të mjeteve të transportit alternativ të lëvizjes, ndërsa bëri të ditur nismën e Bashkisë së Tiranës për të revolucionarizuar transportin publike duke nisur me testimin e autobusëve elektrik.

“Në Tiranë Bashkia ka licencuar rreth 800 taksi të cilat të gjitha bashkë prodhojnë në një vit 3200 ton karbon. Imagjinoni 200 mijë makina dhe 60-70 mijë që vijnë nga rrethet çdo ditë në Tiranë, çfarë ndodh dhe sa mijë ton. Kur Kina që ka patur reputacionin e vendit të mbi industrializuar ka dhënë urdhër që të gjithë makinat që do të prodhohen të reja të jenë elektrike dhe kur Kina që është një vend kaq i madh dhe që luhen kaq shumë interesa ekonomike merr një vendim të tillë të guximshëm, një vend i vogël si Shqipëria apo një qytet si Tirana duhet medoemos ta marrë këtë vendim.  Më vjen mirë që sot kemi kompani taksish, të cilat janë 100% elektrike. Doni të merrni udhëtime taksi, përdorni një nga makinat elektrike të taksive, paguani të njëjtin çmim që prodhon metri, pro ama i kemi shpëtuar natyrës dhe fëmijëve të këtij qyteti një ndotje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Transformim do të pësojë edhe transporti urban, ku shumë shpejt në rrugët e kryeqytetit do të lëvizë flota e autobusëve elektrikë e cila do të sjellë edhe një ulje të konsiderueshme të ndotjes.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj bëri të ditur se duke filluar nga muaji i ardhshëm, Bashkia e Tiranës do të nisë testimin e  autobusëve elektrik, ndërsa u kërkoi operatorëve privatë që të zëvendësojnë flotën aktuale të autobusëve, me mjete elektrike.

“Ne do të fillojmë nga muaji tjetër fillimisht me një kompani europiane e pastaj me një kompani kineze testet për autobusët elektrik. Kështu që do ju ftojmë që të jeni pjesë e kësaj eksperience. Ju kam thënë të 25 operatorëve në Tiranë, kërcënimin se keni nga njëri-tjetrin, konkurrencën e keni nga Bashkia e Tiranës, e  cila po përgatitet që të krijojë një kompani të vetën dhe sigurisht që do të marrë kë linjë të ketë mundësi të përballojë me blerjet e autobusëve që të mundet. Operatorët kanë nënshkruar një kontratë e cila ka një klauzolë, që në çdo moment që bashkia ka alternativë transportin elektrik ose me hidrogjen, do t’i heqë licencën dikujt që e ka me naftë për ta zëvendësuar me dikë që e ka makinë elektrike. Ndaj mesazhi për operatorët, vraponi blini autobusë elektrike”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës është qyteti i parë në vend i cili ka nisur nga puna për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme e cila të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike duke krijuar një qasje të re dhe miqësore me mjedisin.

Ndërkohë, kreu i bashkisë bëri të ditur se pas Sheshit “Skënderbej”, edhe Sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet tërësisht në pedonale për qytetarët.

“Ne jemi produkte të vendimeve që marrim, po të marrim vendime të drejta, të guximshme pavarësisht histerisë që shpërthen ndonjëherë nga ca minoranca të zhurmshme ne mund t’ia dalim që të kemi një qytet më të mirë siç është rasti i hapësirave pedonale permanente siç është sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri edhe disa zona të tjera më të vogla.  Kështu që arsyeja pse e fillojmë te sheshi “Nënë Tereza” është se brenda këtij mandati jo vetëm pasditeve gjatë verës, por në kohë të plotë sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një hapësirë tjetër pedonale për qytetin. Gjersa kemi pasur duk në ato hapësira që kemi kthyer dhe ajri është më i pastër në Tiranë, në ato hapësira sigurisht atëherë mesazhi që marrim është që të vazhdojmë në këtë mënyrë:, u shrpeh ai.

Por Tirana do të ketë edhe një sërë hapësirash të tjera pedonale të cilat do të jenë tërësisht në shërbim të qytetarëve për të kaluar orët e lira si dhe për aktivitete të ndryshme social-kulturore. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në kryeqytet do të ndërtohen disa zona pedonale. “Edhe hapësirat e tjera pedonale që do të kthejmë në Tiranë do të jetë kjo zonë, do të jetë pjesa pas Ministrisë së Arsimit ku është “Heminguej” dhe të gjithë shtëpitë karakteristike aty. Shikojmë që ka një potencial për një hapësirë të ngjashme si Pazari i Ri, por ndoshta me një karakter pak më artistik dhe pak më kulturor me librat dhe me të gjithë aktivitetet që janë aty plus edhe shërbimet kulinare. Një hapësirë e tretë ka të bëjë me zonën e Bllokut , me damarët që ecin paralelisht me Lanën. Duam që në verën e ardhshme në fakt, në mënyrë permanente rrugicat e Bllokut të jenë hapësira pedonale, kurse rrugët që janë pingul me Lanën të jenë damarët ku do të vazhdojë të lëvizë trafiku”, tha Velia

Veliaj: Tiranës do i shtohen zonat pedonale

Veliaj tregoi për projektet dhe vendimet e ardhshme që do të ndërmerren për atë që ai e quajti “një jetë me ajër më të pastër në Tiranë”

Projekti i parë është kthimi në pedonale i katër zonave të tjera

Projekti i dytë ka të bëjë me makinat elektrike dhe për këtë Veliaj bëri një paralelizëm me Kinën.

Zonat që do behen pedonale

-Brenda këtij mandati Sheshi Nënë Tereza do të jetë me kohë të plotë pedonale.
-Pjesa mbas ministrisë së Arsimit, ku ndodhen shtëpitë karakteristike, “shikojmë se ka një potencial për hapësirë të ngjashme si pazari i ri” tha Veliaj

-Një hapësirë e tretë ka të bëjë me zonën e Bllokut. Verën e ardhshme rrugicat e Bllokut do të jenë hapësira pedonale, ndërsa damarët që janë pingul me Lanën do të jenë damarët ku do të lëvizë trafiku

-Edhe piazza Italia do të jetë pedonale kur të mbarojë stadiumi

a.ç

Next Post
Përfshihet nga flakët një shtëpi private në “Don Bosko”

Përfshihet nga flakët një shtëpi private në "Don Bosko"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In