• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(FOTOT) VELIPOJE DROGA/ Pranga policit, vëlla i zv/komandantit të kufirit

by Java News
11/11/2017 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekuestrohet mbi një ton kanabis në fshatin bregdetar të Vilunit në Velipojë. Lënda narkotike u sekuestrua nga Forcat Operacionale nga Tirana në momentin që trafikantët po e transportonin me furgon nga Shkodra në një hotel në Vilun, ndërsa më pas do të ngarkohej në gomone per t’u trafikuar në Itali. Në flagrancë është arrestuar një efektiv policie në momentin që po zhvillohej aksioni për sekuestrimin e kanabisit në fshatin Vilun, i cili sipas burime të Report Tv ka qenë garant për transportin e drogës. Polici mësohet se është vëllai i një titullari të lartë në Drejtorine e Policise se Shkdores. Operacioni është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Mesohet se polici i arrestuar eshte Prele Zylja, vella i zv.komandantit te kufirit ne Shkoder Ndreke Zylja.

Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej për shkak se dyshohej se trafikantët kishin mbështetje brenda policisë lokale, që rezultoi e vërtetë. Forcat Speciale nga Tiranë mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun ndërhynë Forcat Speciale nga Tiranë.

Nga operacioni përpos policit janë arrestuar edhe disa persona. Aktualisht droga e sekuestruar po peshohet, ndërsa drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës ka paralajmëruar një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje nga operacioni.

Aksioni vijon për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat që janë përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa priti momentin e fundit për t’i arrestuar. Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës.

Dinamika

Operacioni në Velipojë ku u sekuestruan një ton kanabis është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej, pasi dyshohej se trafikantët mund të kishin mbështetje brenda policisë lokale.

Dyshimet rezultuan të verteta, pasi ne operacion u arrestua nje efektiv policie, i cili kishte dale garant per transportin e droges. Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve nga përgjimet, ndërsa ndërhyrja është bërë në momentin e fundit kur kanabisi po ngarkohej nga furgoni në gomone për t’u trafikuar në Itali.

Next Post
Sepp Blatter nën akuzë edhe për ngacmim seksual, denoncon ish-kampionia e botës

Sepp Blatter nën akuzë edhe për ngacmim seksual, denoncon ish-kampionia e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In