• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ “U përdhunova kur isha 14 vjeçe”! Zbulohet kulti sekret ku “Profeti” kishte 78 gra, një prej tyre 12 vjeçe

by Java News
08/06/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U detyrova të martohesha me kushëririn tim në moshën 14 vjeç nga udhëheqësi i sëmurë i kultit Mormon, Warren Jeffs, i cili kishte 78 GRA dhe përdhunoi nipin e tij, 6 vjeç.

Publikimi i një dokumentari të ri nga Netflix, të titulluar “Keep Sweet: Pray and Obey” ka tronditur rrjetin, pasi dëshmitë e personazheve janë reale dhe, këto të fundit janë viktima të dhunës seksuale.

Një ndër to është Elissa Wall, e cila ka ndarë historinë e saj pikëlluese, duke sqaruar se është detyruar të martohej me kushëririn e saj vetëm 14 vjeç dhe është përdhunuar në mënyrë rutinore, teksa pësoi dy aborte në kohën kur ishte 16 vjeç.

E lindur në Kishën Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (FLDS), e cila mëson besimtarët se të gjithë burrat duhet të kenë tre ose më shumë gra, ajo dhe 22 vëllezërit e motrat e saj adhuruan dhe iu bindën udhëheqësit të saj, ‘profetit’ Warren Jeffs.

Ajo ka rrëfyer se brenda këtij kulti “Mormon”, vajzat deri në 12 vjeç detyroheshin të martoheshin me burra të moshuar.

Në dokumentar shfaqet gjithashtu motra e Elisës, Rebecca Wall, e cila u detyrua të martohej me babanë 85-vjeçar të Jeff-it kur ajo ishte 19 vjeç, së bashku me nënat, fëmijët e të cilëve u rrëmbyen dhe u dërguan për të jetuar në Sion, ‘toka e premtuar’ e kultit, në moshën dy vjeçare.

“Ne besuam se Warren ishte Zot dhe fjala e tij ishte e vërteta. “Ne do të bënim gjithçka që ai na thoshte”, thotë Elissa.

Elissa u rrit në komunitetin FLDS në Short Creek. Ajo dhe “vëllezërit e motrat” e saj u rritën për të besuar në martesën poligame, pavarësisht se ajo ishte e ndaluar në fenë Mormone për më shumë se 100 vjet.

Babai i Warren Jeffs, Rulon, ishte udhëheqës i grupit fundamentalist kur ajo ishte fëmijë dhe konsiderohej përfaqësuesi i Zotit në Tokë. Kur konsideroheshin mjaft të vjetra për t’u martuar, vajzat ‘ia dorëzonin’ profetit, i cili zgjidhte burrin e tyre.

Në moshën 19-vjeçare, Rebeka u bë një nga 75 gratë e Rulon dhe si një virgjëreshë naive, kreu marrëdhënie seksuale me burrin e saj 85-vjeçar.

“Në moshën 19-vjeçare, nuk e dija se çfarë duhej të bëje për të mbetur shtatzënë fizikisht. Nuk e prisja që Rulon Jeffs të më prekte në atë mënyrë. Më kujtohet që ai rrotullohej mbi mua dhe më thoshte hapi këmbët. Pse një njeri, e lëre më profeti i Zotit, po ma bënte këtë mua?”, rrëfen ajo.

Ndërkohë “profeti” Jeffs kishte 78 gra, 24 prej të cilave ishin të mitura, duke përfshirë një 12-vjeçare që ai përdhunoi para grave të tjera. Ai gjithashtu abuzonte me fëmijët në moshën 6-vjeçare dhe jepte “mësime qiellore” se si ta kënaqte atë.

Jeffs u dënua përfundimisht për përdhunim dhe sulm seksual ndaj fëmijëve, pjesërisht falë guximit të Elisës për të folur në gjyqin e tij të vitit 2008 dhe u burgos përgjithmonë plus 20 vjet./m.j

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

 

Next Post
Gjykata dënon për të pestën herë me burg Gruevskin: Konfiskohet selia 7 milion euroshe e opozitës dhe 30 pronat e tjera

Gjykata dënon për të pestën herë me burg Gruevskin: Konfiskohet selia 7 milion euroshe e opozitës dhe 30 pronat e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In