• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Terrenet sportive, shkolla “1 Maji” hap dyert për të rinjtë e Njësisë 1 dhe 2

by A R
15/05/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë e kryeqytetit po i largohen kafeneve për t’u marrë me sport. Nisma e Bashkisë së Tiranës për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjave, po rezulton e suksesshme. Shkolla “1 Maji” hapi dyert për komunitetin e njësive 1 dhe 2, në palestrën e së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje me volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.

“Më vjen mirë që po e realizojmë një projekt të tillë në 62 shkollat e qytetit, në të cilat kemi rikonstruktuar palestrat dhe hapësirat sportive, duke ua vënë në dispozicion të gjithë të rinjve që duan të merren me sport”, tha Veliaj. Ai theksoi se sporti është një mënyrë e mirë për të nxitur të rinjtë që nesër të jenë qytetarë të mirë dhe profesionistë të suksesshëm. Hapja e 62 palestrave në kryeqytet do të nxisë edhe zhvillimin e miqësive mes nxënësve, që përfshihen në aktivitete sportive.

“Vetëm dikush që merret me sport mund ta kuptojë fuqinë e skuadrës, sidomos në një vend si Shqipëria. Përtej sportit, kemi nevojë t’i mësojmë të rinjve karakter, do të thotë që duhet të mësojmë si të humbasim, por edhe si të fitojmë. Një sportist i mirë di ta menaxhojë mirë humbjen, se ngrihet shpejt në këmbë”, nënvizoi Veliaj.

Sipas tij, një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë sot është edhe obeziteti, i cili vihet re në moshat e reja. “Obeziteti po kthehet në problemin kryesor për fëmijët, të cilët sot ushqehen keq. Kemi një gjeneratë të tërë që po ushqehet me patatina dhe pije me gaz”, tha ai. Ndaj, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës po nxit të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, si mjet për formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, dhe për të luftuar sedentarizmin. Teksa u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat sportive, Veliaj kujtoi vendimin e marrë pak kohë më parë nga Bashkia e Tiranës për ndërrimin e dietës ushqimore në kopshte, e cila pavarësisht skepticizmit të disa prindërve në fillim, rezultoi e suksesshme.

“Kur ndërruam dietat në kopshte dhe çerdhe, që fëmijët të hanin më shumë drithëra, kos, brokoli e perime, të parët që u revoltuan ishin prindërit, se thoshin fëmija im do patatina. Pas një jave, kur fëmijët u dashuruan me ushqimin e ri, prindërit ishin shumë të lumtur sepse e kuptuan që fëmijën po e mësove me patate të skuqura do bëhet obez dhe do të jetë pacient për spital gjithë jetën me diabet, sëmundje zemre, tension. Po e mësove me sport, po e mësove me aktivitet fizik, po e regjistrove tek këto kurset me 62 palestra, sigurisht do të jetë trup i shëndoshë në mëndje të shëndosha”, tha Veliaj.

“1 Maji” është shkolla e tretë në kryeqytet e cila ka hapur dyert që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë me qëllim edukimin dhe masivizimin e shumë sportit në Tiranë.

Next Post
EMRAT/ Falsifikimi i vizave, kreu i Policisë jep detaje për 41 të arrestuarit

EMRAT/ Falsifikimi i vizave, kreu i Policisë jep detaje për 41 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com