Atletico Madridi ndeshjet si vendas që nga sezoni 2017 do t’i zhvillojë në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Stadiumi i ri do të ketë emrin e Estadio Metropolitano, stadium në të cilin luajti prej 1923 deri në vitin 1966, para se të shpërngulej në stadiumin e tanishëm “Vicente Calderon”.
Për të festuar ndërrimin e stadiumit, Atletico ka ndërruar edhe logon e ekipit.